Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, ju ka kërkuar institucioneve përgjegjëse që t’i heqin licencën firmës së pastrimit “Duka’.
Në letrën dërguar organeve kompetente Leli thekson se kjo firmë nuk po e bën siç duhet punën e saj. Lidhur me situatën e pastrimit në Vlorë, shpesh janë ankuar edhe qytetarët.
Kujtojmë që Bashkia e Vlorës ka rreth 1 vit që ka patur përplasje me firmën e pastrimit “Duka”. Kjo për mosdakordësi të vlerës së tenderit.
Ndërsa disa ditë më parë, Bashkia e Vlorës është gjobitur nga Agjencia e Rajonale e Mjedisit për mosmenaxhimin e mbetjeve urbane.
Agjencia me qendër në Fier, ka bërë monitorimin përgjatë javës së fundit dhe ka gjobitur bashkinë e drejtuar nga Dritan Leli me 500 mijë lekë.