Pastrimi i parave përmes amnistisë fiskale, si përfitojnë “çunat e Londrës” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pastrimi i parave përmes amnistisë fiskale, si përfitojnë “çunat e Londrës”

16:03 | 05/07/2022
në Shqiperi
0

Deklarimi i të ardhurave deri në 2 milionë euro pa penalitete dhe përkundrejt një detyrimi tatimor modest që varion nga 5-10 për qind, krijon shteg për pastrimin e parave. Kjo, së paku për dy arsye. Rrethi i të përjashtuarve është i kufizuar, çka do të thotë se në radhët e kategorive që nuk mund të përfitojnë nga kjo amnisti, preken vetëm anëtarët e familjes. Nga ana tjetër, mekanizmat e kontrollit apo verifikimit të burimit të parave konsiderohen nga ekspertët si aspak efikase. Do të jetë vetëm një njësi pranë Tatimeve që do të përmbyllë procesin në harkun e 5 ditëve.

BIZNESI

Por çfarë shqetëson edhe më tepër biznesin është fakti që nisma mund të nxisë evazionin fiskal si edhe mund të dëmtojë konkurrencën në treg. Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Arben Shkodra, ndërsa e konsideron amoral procesin, thotë se nuk ka kuptim të amnistohen “çunat e Londrës” dhe të mos fshihen detyrimet apo borxhi i krijuar për 120 mijë biznese, që aktualisht janë me status pasiv. “Çështja e amnistisë është një proces amoral, që bëhet për ato grupe interesi që nuk kanë zbatuar ligjin gjatë veprimtarisë së tyre jetësorë apo ekonomike.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Nëse do të kishte një proces gjithëpërfshirës, ne do të ishim dakord, çka do të thotë se nëse pjesë e amnistisë do të bëheshin edhe bizneset që kanë gabuar dhe sot janë me gjoba apo detyrime të papaguara. Pra, diskutimi që ne bëjmë sot në procesin amoral të amnistisë është të vendoset një shenjë barazimi apo të përfshihen në këtë proces edhe sipërmarrjet me status pasiv që kanë gjeneruar ndër vite borxhe apo detyrime ndaj qeverisë.

Nuk ka kuptim që qeveria të lehtësojë personazhe që s’kanë qenë të dukshme në ekonomi përkundrejt një detyrimi tatimor modest, që varion nga 5 deri në 10 për qind, dhe të të lërë jashtë skeme këto biznese që të vijojnë të mbesin me detyrime. Janë 120 mijë sipërmarrje me status pasiv. Ndaj edhe e ritheksoj, nuk ka kuptim që të amnistohen ‘çunat e Londrës’ dhe të mos fshihen këto detyrime e të çlirohet biznesi nga ky borxh i mbartur” .

Veç këtij propozimi, për të shmangur konkurrencën e pandershme do të kërkohet nga qeveria që të vendosë kufizime në ligj mbi paratë që do të legalizohen. Shkodra thotë se do të propozohet bllokimi i tyre për një periudhë të caktuar kohore dhe nëse do të ndodhë që këto para apo pasuri do të shfrytëzohen, atëherë do të kërkohet që investimi të bëhet në dy sektorë nevralgjikë, siç është bujqësia dhe turizmi. “Ajo që ne duhet të bëjmë, është që të mos lejojmë që të kemi konkurrencë të pandershme të personazheve që legalizojnë paratë e tyre me 7 për qind.

Propozimi ynë është që paratë t’i mbajnë në depozitë, pra, të të mos i shfrytëzojnë për një periudhë të caktuar kohore. Nëse ndodh që do t’i shfrytëzojnë, atëherë le të jetë në dy sektorët nevralgjikë që janë me risk të lartë, në bujqësi dhe turizëm. Me këtë qëllim japin në spunto edhe këtyre dy sektorëve”. Propozimet do t’i parashtrohen Ministrisë së Financave, në tryezën konsultative që është planifikuar të mbahet brenda kësaj jave.

AMNISTIA

Amnistia favorizon ata të cilët nuk kanë deklaruar në këto 3 dekada pasurinë. Drafti i parashikon deklarim të të ardhurave deri në 2 milionë euro. Ky është tavani që qeveria ka vendosur. Nëse deklarimi bëhet brenda 4 muajve të parë nga hyrja në fuqi e ligjit, tatimi që do të paguhet do të jetë 7 për qind, ndërsa nëse bëhet pas këtij harku kohor, atëherë tatimi do të jetë 10 për qind. Konkretisht, nëse qytetarët deklarojnë 12 milionë lekë, atëherë detyrimi tatimor është 840 mijë lekë nëse deklarimi bëhet në 4-mujorin e parë dhe 1.2 milionë lekë nëse deklarimi bëhet pas 4 muajsh nga hyrja në fuqi e ligjit. Sa u takon kufizimeve të vendosura, projektligji përcakton që mbi pasurinë e deklaruar, që mund të jetë në para ose prona s’mund të bëhet asnjë veprim, pra s’mund të tërhiqet pa përfunduar afati 9-mujor i amnistisë. Ndërsa për transferimet jashtë vendit, qytetarët duhet të presin 5 vite.

“Në rastet kur subjektet që kanë deklaruar shuma në të holla, dëshirojnë të transferojnë këto shuma ose ekuivalentin e tyre jashtë shtetit, përpara afatit 5-vjeçar nga data e depozitimit të tyre, u mbahet si penalitet në masën 30% të shumës së transferuar”, specifikohet në ligj.

 

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para

“Vinte tek puna”/ Dëshmia kontradiktore e mikut të Martin Çeços, vajza e byrektores e nxjerr “bllof”

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com