Pasi “ndërtoi” hekurudhën me Kosovën, tani Rama “lidh” Ulqinin me Velipojën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pasi “ndërtoi” hekurudhën me Kosovën, tani Rama “lidh” Ulqinin me Velipojën

18:04 | 08/06/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Siguria presidenciale amerikane në pikëpyetje, pas sulmit në galanë e Trumpit –

Zbulohet foleja e prostitucionit në Durrës, arrestohen organizatorja dhe 2 kolumbianet! –

Aeroporti i Tiranës modernizon më tej shërbimet, lehtëson procedurat për check-in e bagazheve –

Pse “gjygjet politike” duhet të jenë me kamera –

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar së bashku me homologun e Malit të Zi, Dritan Abazoviç projektin e ndërtimit të urës që do të lidhë zonën kufitare mes Ulqinit dhe Velipojës, mbi lumin Bunë.
Gjatë propagandës së radhës, kreu i qeverisë shqiptare e cilësoi ndërtimin e urës si një simbol të bukur të vizionit të bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Së pari e mbi të gjitha jemi këtu për të ndarë ju projektin e ndërtimit të urës mbi lumin Bunë në zonën kufitare mes Velipojës dhe Ulqinit. Tashmë ajo do të zhvillohet si projekt i detajuar dhe së bashku do ta ndërtojmë”, tha Rama.
Nga ana e tij, Abazoviç tha se ky projket do të shmangë trafikun pranë Shkodrës në pikën kufitare duke qenë se kamionët kalojnë nga kjo anë.
“Jemi shumë pranë fillimit të punës konkrete. Mali i Zi ka caktuar një pjesë të fondit kushtuar urës. Ndoshta nuk do të përdoret dot këtë vit megjithatë në momentin që përfundojnë projektin e detajuar mund të nënshkruajmë memorandumin. Kjo zonë që prej fillesës së bregdetit në Ulqin mund të jetë një zonë tërheqëse turistike në të ardhmen.
Megjithatë kjo është mënyra si ne mund ta zgjidhim bllokimin e trafikut pranë Shkodrës, në pikën kufitare. Duke qenë se një pjesë e kamionëve do të kalojnë nga kjo anë. Është shumë e thjeshtë dhe shumë irracionale që dikush nuk e ka bërë më parë. Me këtë urë do të kemi shumë efekte pozitive në të dyja anët. Ura dëshmon që nuk jemi vetëm Ballkan i Hapur por jemi në një fazë të re të mënyrës si i kuptojmë marrëdhëniet dy palëshe. 100% keni mbështetjen time. Le të vijojmë menjëherë drejt projektit përfundimtar”-u shpreh Abazoviç.
Kryeministri Rama prezantoi vitin e kaluar projektin që do të lidhë me hekurudhë Podgoricën, Prishtinën dhe Shkupin. Gjatë prezantimit të projektit hekurodhor, i cili sipas kreut të qeverisë shqiptare pritet të lidhë Podgoricën, Prishtinën dhe Shkupin, u shpreh se puna pritet të nisë së shpejti. Sot një vit, nga këto deklarata duket qartë që projekti mbeti në harresë, shkresa dhe deklarata pa asgjë konkrete.
“Jemi tashmë, më së fundmi, duke parë punën të fillojë për hekurudhën Tiranë – Durrës, që ka qenë një proces i gjatë. Aktualisht na duhet që ta lidhim Durrësin me Malin e Zi, në kuptimin hekurudhor, sepse në të kundër, atëherë nuk ka kuptim. Lidhja e Durrësit me Hanin e Hotit dhe nga Hani i Hotit me Malin e Zi do të nxisë tregtinë. Paralelisht me këtë, ne jemi sigurisht të interesuar dhe presim me padurim që të punojmë edhe për hekurudhën tjetër, Durrës – Prishtinë dhe më pas të lidhet me Nishin, që sërish e sjell të gjithë investimin në një rrjet më të gjerë, jo vetëm rajonal, por edhe Evropian.”-deklaroi më herët Rama.

Të Lidhura

Siguria presidenciale amerikane në pikëpyetje, pas sulmit në galanë e Trumpit –

Siguria presidenciale amerikane në pikëpyetje, pas sulmit në galanë e Trumpit –

nga 27
15:32 | 27/04/2026
0

Një sulm në një mbrëmje gala’, ku morën pjesë presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe zyrtarë të lartë, ka vënë...

Zbulohet foleja e prostitucionit në Durrës, arrestohen organizatorja dhe 2 kolumbianet! –

Zbulohet foleja e prostitucionit në Durrës, arrestohen organizatorja dhe 2 kolumbianet! –

nga 27
14:46 | 27/04/2026
0

Policia e Durrësit ka goditur një aktivitet të paligjshëm prostitucioni në lagjen nr. 1 të qytetit. Sipas njoftimit zyrtar, u...

Aeroporti i Tiranës modernizon më tej shërbimet, lehtëson procedurat për check-in e bagazheve –

Aeroporti i Tiranës modernizon më tej shërbimet, lehtëson procedurat për check-in e bagazheve –

nga 27
14:36 | 27/04/2026
0

Në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza në Tiranë janë thjeshtuar më tej procedurat e check-in për bagazhet, duke lehtësuar ndjeshëm përvojën...

Pse “gjygjet politike” duhet të jenë me kamera –

Pse “gjygjet politike” duhet të jenë me kamera –

nga 27
14:18 | 27/04/2026
0

Nga Andi Bushati  Pas një përiudhe të gjatë lavdie të mveshur me frazat standarte se po i jep fund pandëshkueshmërisë,...

Para
Denoncoi Metën në SPAK, Valteri: Nuk më ka paguar Rama

Denoncoi Metën në SPAK, Valteri: Nuk më ka paguar Rama

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Siguria presidenciale amerikane në pikëpyetje, pas sulmit në galanë e Trumpit –

Siguria presidenciale amerikane në pikëpyetje, pas sulmit në galanë e Trumpit –

15:32 | 27/04/2026
Zbulohet foleja e prostitucionit në Durrës, arrestohen organizatorja dhe 2 kolumbianet! –

Zbulohet foleja e prostitucionit në Durrës, arrestohen organizatorja dhe 2 kolumbianet! –

14:46 | 27/04/2026
Aeroporti i Tiranës modernizon më tej shërbimet, lehtëson procedurat për check-in e bagazheve –

Aeroporti i Tiranës modernizon më tej shërbimet, lehtëson procedurat për check-in e bagazheve –

14:36 | 27/04/2026
Pse “gjygjet politike” duhet të jenë me kamera –

Pse “gjygjet politike” duhet të jenë me kamera –

14:18 | 27/04/2026
Telashe për One Albania! Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG; mediat hungareze flasin për faliment –

Telashe për One Albania! Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG; mediat hungareze flasin për faliment –

14:02 | 27/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Siguria presidenciale amerikane në pikëpyetje, pas sulmit në galanë e Trumpit –
  • Zbulohet foleja e prostitucionit në Durrës, arrestohen organizatorja dhe 2 kolumbianet! –
  • Aeroporti i Tiranës modernizon më tej shërbimet, lehtëson procedurat për check-in e bagazheve –
  • Pse “gjygjet politike” duhet të jenë me kamera –
  • Telashe për One Albania! Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG; mediat hungareze flasin për faliment –
  • FOTO/ Këta janë autorët e vrasjes së çiftit Mujeci në Balldren, çfarë treguan kamerat e sigurisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Siguria presidenciale amerikane në pikëpyetje, pas sulmit në galanë e Trumpit –
  • Zbulohet foleja e prostitucionit në Durrës, arrestohen organizatorja dhe 2 kolumbianet! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com