“Pasaportat e arta”, eurodeputetja Juknevičienė: Shqipëria të lerë pas “markën e keqe” të korrupsionit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Pasaportat e arta”, eurodeputetja Juknevičienė: Shqipëria të lerë pas “markën e keqe” të korrupsionit

17:36 | 16/10/2022
në Uncategorized
0

Rasa Juknevičienė, përfaqësuese e grupimit më të madh politik në Parlamentin Europian, Partisë Popullore Europiane (EPP), pas publikimit të paketës së zgjerimit nga Komisioni Europian ka folur per mediat. Në një intervistë eksluzive për ABC, euro-deputetja Rasa Juknevičienė shprehet, se Shqipëria duhet të lerë pas “markën e keqe” të korrupsionit, që nuk e ndihmon vendin të afrohet më shumë me BE-në. Sipas saj, skema e “pasaportave të arta” është një lloj legalizimi i korrupsionit.

Ajo thotë, se ndryshimin ne Shqipëri pritet ta sjellë brezi i ri në bazë të vlerave dhe parimeve europiane, si në vendin e saj, Lituanisë. Eurodeputetja Juknevičienė shprehet më tej, se në Lituani qytetarët janë të shokuar kur shohin qëndrimin e Serbisë ndaj agresionit rus në Ukrainë dhe se Serbia nuk mund të jetë përkrah agresorin nëse do të vazhdojë perspektivën e anëtarësimit në BE.

Lidhur me dialogun Prishtinë-Beograd, eurodeputetja thotë, se është një tango që duhet kërcyer nga të dyja palët dhe nuk pse të jetë vetëm Kosova që të bëjë detyrat e shtëpisë nëse s’ka vullnet të mirë nga Serbia

INTERVISTA 

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Në raportin për Shqipërinë, Komisioni Europian nënvizon problemin e korrupsionit si një shqetësim serioz në nivelin politik apo atë prokurimit publik. A e ndan partia popullore këtë shqetësim?

“Sigurisht që po. Korrupsioni është një problem shqetësues në shumë vende, por në Shqipëri ky fenomen i ka rrënjët e thella. Nuk bëhet fjalë vetërm për qeverinë, politikanët, por aty ka peshë edhe e shkuara e vendit. Ndoshta në Shqipëri gjërat që ndodhin nuk merren si korrupsion, por në vendet Skandinave për shembull është e qartë, që kjo do të evidentohej si korrupsion. Ndryshimi thelbësor midi nesh si Lituanezë me vendet e tjera si ato të Veriut të Europës, ishte pikërisht e shkuara jonë komuniste apo bolshevike. Eshtë brezi i ri që bëri diferencën në bazë të vlerave dhe parimeve europiane. Mendoj, se e njëjta gjë do ndodhë në Shqipëri. Sigurisht që përgjegjësia mbetet te politikanët. Dhe kjo varet shumë nga liderët kryesorë të vendit. Duhet zero korrupsion në jetën e përditshme dhe zero korrupsion në jetën politike të vendit. Shqipëria duhet të ndjekë eksperiencat më të mira politike në BE. I uroj Shqipërisë të marrë ekspertët më të mirë në nivelin e brendshëm dhe nga jashtë për t’a lënë pas këtë “ markë të keqe” që rëndon mbi vendin. Unë kam qenë në Shqipëri dhe më pëlqejnë shumë njerëzit. Por fatkeqësisht nuk mund të fshihet, se ” marka e korrupsionit” mbizotëron disa herë për vendin dhe nuk e ndihmon atë të afrohet më shumë me BE-në,” shprehet Rasa Juknevičienė.

Komisioni Europian i kërkon qeverisë shqiptare të tërhiqet nga pasaportat e arta, apo vizat e arta. Parlamenti Europian aprovoi këtë vit një nismë legjislative në këtë drejtim. Për çfarë bëhet fjalë?

Rasa Juknevičienė, eurodeputete: “Kjo lidhet fort me pyetjen tuaj të mëparëshme, korrupsionin. Ky është një lloj “legalizim i korrupsionit” dhe është problem për sigurinë veçanërisht kur flasim për oligarkët rusë, që mund të blejnë këto pashaporta. Mendoni, se ç’impakt kanë këto “pasaporta të arta” në zonën Shengen. Eshtë e papranueshme që të blesh sistemin e vlerave europiane me para. Shqipëria ka marrë shembull të kaq nga disa vendet të Jugut të Europës. Për ne është e papranueshme. Parlamenti Europian është i bashkuar kundër kësaj skeme”.

Grupimi i partisë popullore europiane shpalli një qëndrim shumë të rreptë ndaj Serbisë. Pse ky ndryshim?

Rasa Juknevičienė, eurodeputete: “Nuk ka ndryshuar partia popullore europiane. Ka ndryshuar Serbia. Sot në kontinentin europian është momenti i të vërtetës. Nuk mund thjesht të ulesh e shohësh përreth teje, apo të mbështesësh agresorin. Të paktën, në vendin tim, Lituani, njerëzit janë të shokuar kur shohin qëndrimin e Serbisë. E kuptoj historinë dhe gjithçka tjetër, por sot nuk është çështje historie. Sot çështja qëndron te e vërteta, tmerret, agresioni kundër një vendi dhe qytetarëve të tij, që dëshirojnë thjesht të jetojnë me vendet e tjera europiane. Qëndrimi i Serbisë është vërtet shqetësues dhe nuk ka rrugë tjetër për grupimin tonë përveçse t’ I kritikojmë”.

A mendoni se Bashkimi Europian duhet të pezullojë negociatat e anëtarësimit me Serbinë për këtë ?

Rasa Juknevičienė, eurodeputete: “Serbia e mori mesazhin. I takon vendit të vendosë.”

A mendoni që liberalizimi i vizave për Kosovën është hapi i duhur për t’a nxitur vendin të korrë rezultate në gjetjen e një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme me Serbinë?

Rasa Juknevičienė, eurodeputete:  “Kjo tango duhet kërcyer nga të dyja vendet. Nuk ka pse të jetë vetëm Kosova që të bëjë detyrat e shtëpisë nëse s’ka vullnet të mirë nga Serbia. Dua të shoh politikanët nga të dyja palët të kuptojnë momentumin që kanë para tyre. Ne lituanezët dhe polakët kemi pasur shumë probleme në të shkuarën jo shumë të largët. Dhe shpresoj, që rasti ynë të shërbejë si shembull për të tjerët për të zgjidhur problemet historike dhe të jetojnë bashkë në të ardhmen. Nuk do të ketë ndryshim për kosovarët apo serbët, se ku do jetojnë nga momenti që do jetojnë së bashku në Bashkimin Europian, pa viza, pa kufi, ku do të bashkëpunojnë dhe shijojnë jetën.” /Erisa Zykaj

Image

Etiketa: EPPRasa Juknevičienė

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Parashikimi i motit/ Mëngjesi vjen me kthjellime, por ja çfarë pritet në vazhdim

Moti merr kthesë, si parashikohen këtë javë temperaturat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën

Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën

16:16 | 25/12/2025
Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

15:58 | 25/12/2025
Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

15:46 | 25/12/2025
Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –

Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –

15:30 | 25/12/2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –

15:16 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën
  • Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –
  • Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –
  • Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –
  • Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –
  • Zjarr përfshin banesën në Laç, dyshohet nga pakujdesia me bombol gaz –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën
  • Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com