Pas Turqisë, Shqipëria duhet të pavarësohet edhe nga maskarenjtë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas Turqisë, Shqipëria duhet të pavarësohet edhe nga maskarenjtë

08:48 | 29/11/2017
në Opinion
0

Nga Mentor Kikia

Historia jonë është e mbushur sa me atdhetarë e patriotë, aq me maskarenj e tradhëtarë, që për hir të pushtetit të tyre i kanë vënë shkelmin Shqipërisë. Por, ne pa e ditur, e përsërisim historinë. Sepse, për fat të keq, historia nuk mësohet në kohën kur ndodh, por në kohën kur shkruhet.
Nga komunizimi, kur atdhedashuria ishte detyrë shtetërore ndërsa opozitarizmi politik barazohej me tradhëtinë kombëtare, ne u futëm në postkomunizmin çerekshekullor që shkatërroi nocionin e atdhedashurisë. Pamundësinë për të jetuar në vendin e tyre, shqiptarët e shndërruan në urrejtje ndaj Shqipërisë dhe jo ndaj klasës politike, përgjegjëse. Shqiptarët u ndjenë të turpëruar e të përbuzur, sepse gjatë kësaj kohe u instalua pushteti i zhvatjes, i korrupsionit dhe krimit. Në politikë u vendos standarti i bastardëve. Shqipëria u pa si ajo kafsha e ngordhur, mbi të cilën sulen korbat të shqyejnë çfarë të mundin nga trupi i saj. Këtë metaforë ishim mësuar ta lexonin në librat e historisë që tregonin sesi fqinjët tanë kishin zhvatur territore prej trupit të Shqipërisë. Por, tashmë këta zhvatës nuk janë tjetër veçse shqiptarë. Dhe nuk po zhvasin copa territoresh, por tërë Shqipërinë. Po i zhvasin pasuritë nëntokësore, pyjet, i shkatërruan bregdetin, lumenjtë, i zhvatën perspektivën e zhvillimit, i zhvatën shpresën për të ardhmen, madje i zhvatën edhe njerëzit. Ia zhvatën e po ia zhvasin duke i detyruar të ikin.
Tradhëtarët nuk kanë ndonjë damkë në ballë që t’i dallojmë. Ata janë kryeministra, presidentë, ministra, sipërmarrës të mëdhenj. Dhe tradhëtinë nuk e bëjnë duke nënshkruar mnarrëveshje të fsheta me grekët apo serbët për të dhuruar copa territoresh, por me ligje dhe VKM, duke dhuruar pasurinë e Shqipërisë, naftën, kromin, bakrin, pyjet, lumenjtë…. Tradhëtinë e bëjnë duke dhuruar shërbimet që paguhen me taksat tona, në duart e koncensionarëve. Tradhëtinë e bëjnë duke instaluar kurrupsionin dhe krimin si standard shtetëror.
Dhe janë këta që kapardisen podiumeve e paradave, që ecin mbi tapete të kuq. Jam i sigurtë se ky soj e do Shqipërinë, por nuk e do si atdhe, e do si një minierë ku nxjerrin pasurinë e tyre. Ata e duan si pronë.
Sot, është vërtetë dita e pavarësisë së Shqipërisë nga të huajt, por do të duhet të presim të kemi edhe një ditë të pavarësisë nga maskarenjtë e brendshëm.

https://www.facebook.com/mentor.kikia/

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Etiketa: asuritë nëntokësorebastardëmaskarenjtëMentor KikiaPas Turqisë Shqipëria duhet të pavarësohet edhe nga maskarenjtëpyjettradhëtarëtzhvatës

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
105 vjetori i Pavarsisë, ja urimi special i Xherdan Shaqirit

105 vjetori i Pavarsisë, ja urimi special i Xherdan Shaqirit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali/ Arrestohen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri –

Ja pse për arratisjen e Altin Ndocit mund të jenë paguar deri në 1 mln euro –

17:46 | 14/01/2026
Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –

Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –

17:30 | 14/01/2026
Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, ndalohet 30-vjeçari grek në Kapshticë –

Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, ndalohet 30-vjeçari grek në Kapshticë –

17:16 | 14/01/2026
Vizat turistike/ Ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin e rëndësishëm –

Vizat turistike/ Ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin e rëndësishëm –

17:00 | 14/01/2026
Ankesa e Fatmir Pjetrit, nuk më lejojnë të botoj librin. Nisin kontrollet në burgun e Burrelit si doli audioregjistrimi në instagram –

Ankesa e Fatmir Pjetrit, nuk më lejojnë të botoj librin. Nisin kontrollet në burgun e Burrelit si doli audioregjistrimi në instagram –

16:54 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ja pse për arratisjen e Altin Ndocit mund të jenë paguar deri në 1 mln euro –
  • Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –
  • Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, ndalohet 30-vjeçari grek në Kapshticë –
  • Vizat turistike/ Ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin e rëndësishëm –
  • Ankesa e Fatmir Pjetrit, nuk më lejojnë të botoj librin. Nisin kontrollet në burgun e Burrelit si doli audioregjistrimi në instagram –
  • “Nuk e kemi lënë vetëm” – bisedat sekrete në SKY ECC që paralajmëruan arratisjen e Altin Ndocit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ja pse për arratisjen e Altin Ndocit mund të jenë paguar deri në 1 mln euro –
  • Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com