Pas tragjedisë së ndodhur një ditë më parë në Himarë, ku një vajzë e mitur ka humbur jetën si pasojë e goditjes me skaf, ditën e sotme në Dhërmi është duke u zhvilluar një operacion i policisë kufitare të Vlorë, ku është sekuestruar një skaf me mungesë dokumentacioni.
Drejtues të lartë po zhvillojnë një operacion për kontrollin dhe verifikimin e mjeteve të lundrimit.
Këto ndalime po bëhen pas tragjedisë që ndodhi ditën e djeshme në plazhin e Potamit, ku skafi me drejtues ish shefin e komisariatit të Himarës, përplasi për vdekje një 7-vjeçare.