Pas takimit të zhvilluar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën, ka reaguar zyrtari i lartë i CDU-së gjermane, Johann Wadephul.
Wadephul shkruan në rrjetet sociale se Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë përpara se bisedimet e pranimit të fillojnë.
Reagimi i plotë:
“Sot kam biseduar me Kryeministrin e #Albania, @ediramaal. E vlerësova përparimin që është bërë deri më tani, por gjithashtu theksova se ende ka shumë punë për t’u bërë përpara se bisedimet e pranimit të fillojnë.”