Sekretari Amerikan i Shtetit u takua me kreun e opozitës dhe një grup deputetësh të PD-së
Pas deklaratës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, Sekretari Amerikan i Shtetit u takua me kryetarin e PD-së Lulzim Basha. Në takim me liderin e opozitës ishin edhe disa deputetë të PD-së. Pas takimit Basha tha se kishte folur me Sekretarin Amerikan të Shtetit për reformën në drejtësi duke theksuar se e kishte garantuar se opozita do të japë konsensus për këtë reformë, bazuar në rekomandimet e Vencias. Basha tha se kishte folur me sekretarin amerikan edhe për ligjin e dekrimianlizimit dhe kontributin e SHBA-ve për miratimin e këtij ligji me rëndësi.
Për 25 vjetorin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së ishte një tjetër temë që sipas kreut të opozitës ishte diskutuar në sekretarin amerikan të shtetit. Basha tha se kishte garantuar John Kerryn për kontributin e opozitës në konsolidimin e shtretit të së drejtës nëShqipëri.