Ministri Klosi masa për akomodimin e 140 jetimëve
Ministri i Mirëqënies Blendi Klosi paralajmëroi mbylljen e jetimoreve brenda vitit 2016. Qeveria parashikon shkrirjen e tyre dhe kthimin vetëm në qëndra ditore. 140 të mitur jetim apo me statusin e jetimit social do të akomodohen pranë familjeve kujdestare ose familjeve të tyre biologjike.
Identifikimi i familjeve kujdestare do të bëhet nga pushteti vendor, ndërsa monitorimit i kritereve të tyre nga Inspektoriati i Punës. Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, në takim me kryetarët e Bashkive i urdhëroi ata të identifikojnë familje që kanë mundësi ekonomike dhe dëshirojnë të marrin përsipër kujdestarinë e fëmijëve jetim.