Policia e Tiranës ka dhënë lejë katër orë për protestën, vazhdimi i mëtjeshëm do të konsiderohet protestë e paligjshme
Protesta e opozitës është e ligjshme deri në orën 16:00. Pas kësaj ore, organizatorët e saj do të arrestohen nga policia nëse ata nuk pranojnë të largohen nga sheshi. Ky është vendimi i policisë së Tiranës. Ndërkohë kryetari i PD-së Lulzim Basha lajmëroi vazhdimin e kësja proteste pa kufi kohor dhe këtë e ka demonstruar duke u ulur këmbëkryq para kryeministrisë bashkë me protestuesit e tjerë.
Por pas orës 16:00 protesuesit mund të përballen me policinë nëse ata nuk e lëshojnë sheshin, dhe do të jetë ky moment kur priten përplasje mes protestuesve dhe policisë.