As ish-konkurrentja e emisionit të dashurisë “Për’puthen” nuk i ka shpëtuar trendit të ri të TikTok. Ajo ka postuar një video duke pretenduar se po na prezanton me të dashurin e ri. Në fakt ishte thjesht Roza Lati.
Ajo ka ndarë në Instastory një video të moderatores në makinë duke u shprehur: “Dua të konfirmoj lidhjen time të re. I dashuri im i ri ka një super mjet por është edhe shumë hot. Ky është i dashuri im i ri”.
Kohëve të fundit Mikela ka zbuluar se i ka dhënë fund lidhjes me Erion Kukajm. Pas daljes nga emisioni Mikela dhe Erioni ndanin shumë shpesh me ndjekësit e tyre momente nga jeta dhe romanca e tyre, por tashmë është vënë re mungesa e këtyre postimeve të përbashkëta, duke ndezur dyshimet se ka një krisje mes tyre.
Në një bisedë të zhvilluar në rrjetin social Instagram para disa ditësh, kureshtja e ndjekësve të saj ishte për lajmet se ajo dhe Erioni janë ndarë, pas lajmeve që qarkulluan. “Po Erionin ku e ke se nuk ju kam parë bashkë kohët e fundit”- e pyet një ndjekës Mikelën, e cila me përgjigjen e saj la të kuptohet se raporti i saj me Erionin nuk është më si më parë. “Shumë pyetje mbi këtë temë… Nuk dua të flas, por fakti që s’na keni parë bashkë është një përgjigje.”- shkroi ish-konkurrentja duke mos dhënë më shumë detaje.
Më tej në një tjetër postim, krahas një videoje të shkëputur nga një film, Mikela shkruante: “Gëzuar për ty që rri gjithë natën zgjuar dhe nuk flet me askënd, edhe një dolli për ata që futen na kontrollojnë profilin”