Gazetari Ylli Dylgjeri në një postim në rrjete sociale ka ironizur kryeministrin Edi Rama, sa i përket deklaratës së tij në Kuvend, për krijimin e “Bindjes Demokratike” dhe drejtuesin e saj, ish-nënkryetarin e PD-së, Astrit Patozi.
Sipas Dylgjerit, pas fjalës Rama u ul në karrigen e turpit, atë të kreut të shtetit ndërsa për Patozin u shpreh se e njohin si një qen i ngordhur i PD-së që nuk e rreh njeri.
Reagimi i plotë i Dylgjerit:
Nëse jeta ju ka dhuruar një limon, bëjeni një limonadë…
Nuk e kujtoj kush e ka thënë i pari këtë sentecë, por të fundit e mbaj mënd. Tani biles sapo e dëgjova prap në Kuvendin e Shqipërisë.
Edi Rama quhet. E rimori sërisht temën e kryetarit të ri, të bindur të Partisë Astrit Patosit, e pasi e shtrydhi sipas mënyrës së Tij, në fund i tha publikut: Do ta pini këtë limonatë kur të vini për urimin e largimit të Bashës. Kaq tha se mblodhi lëkurët e shtrydhura në Kuvend e shkoi sërisht në karriken e turpit, në krye të Qeverisë. Harroi serisht Rama se zotin Patosi sot (të më falë për krahasim ), e njohin si një qen i ngordhur i PD-së. Dhe qenin e ngordhur nuk e rreh njeri…Edhe kjo nuk është elegante.