“Veshjet e mia gjithmonë janë artistike dhe askush nuk vendos si unë vishem në Kuvend.”, deklaroi aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi një javë më parë dhe vijon t’i qëndrojë kësaj.
Edhe në seancën e radhës parlamentare ajo ka guxuar duke i qëndruar besnike stilit të saj. Këtë herë aktorja u shfaq me veshje serioze, golf dhe xhaketë të zezë, por për ta bërë sa më autentike ajo kishte vendosur edhe një palë syze dielli dhe nuk i hoqi as në Parlament.
Aktorja duket se e ka menduar si detaj të rëndësishëm të veshjes dhe e ka mbajtur këtë aksesor edhe brenda. Syzet ishin të zeza dhe elegante me xham që lejonin t’i dukeshin sytë teksa kishin dy zinxhirë anash.
Kjo paraqitje e deputetes vjen një javë pasi u kritikua për veshjen e saj në Kuvend. Adriana u shfaq e veshur me një bluzë me kapuç, fund dhe atlete. Gjë e cila nuk u prit aspak mirë nga njerëzit që e kanë kritikuar në rrjetet sociale.
Adriana postoi një status rreth të gjithë komenteve për veshjen e saj në Parlament. Ajo shkruante se askush nuk mund të vendosë për veshjen e saj, duke theksuar se ajo është artiste dhe veshjet e saj janë gjithmonë artistike. Në përfundim ajo u bënte një thirrje grave shqiptare që ta mbështesin njëra-tjetrën ashtu siç ndodh nëpër botë.
Kujtojmë që deputetja ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjes nga futbollisti i njohur, Keith Owen Groeneveld.
Lidhja e tyre ishte mjaft e kritikuar nga fansat pasi Adriana ishte shumë më e madhe se ish-partneri, por edhe pse ai ishte afrikan. Teksa ka kaluar pak kohë nga ndarja e tyre, Matoshi vazhdon të merret me angazhimet e përditshme. Madje ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, ashtu siç ka qenë gjithmonë.