Pas intervistës së Ramës shkruan analisti grek/ Christos Raptis: Ndjehem si qytetar i botës së tretë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas intervistës së Ramës shkruan analisti grek/ Christos Raptis: Ndjehem si qytetar i botës së tretë

12:45 | 25/11/2016
në Opinion
0

“Në Greqi kanë mbetur ende stereotipe, psikoza dhe subkoshienca irredentiste që u ka ikur koha dhe disa zyrtarë inkompetentë gjejnë ende pretekste për përplasje, në vend që të dëshirojnë prosperitetin dhe progresin si vendi ynë fqinj, Shqipëria.”

“Gjuha e politikës greke ndaj Shqipërisë më bën të ndjehem si një qytetar i botës së tretë”, shkruan opinionisti grek, Christos Raptis, pas intervistës së kryeministrit Rama dhënë dje në median greke, SKAI. Në një shkrim-koment në gazetën greke “Efimerida”, Raptis shprehet i impresionuar nga gjuha e kryeministrit shqiptar, i cili i mori të gjitha çështjet me Greqinë me radhë, duke i argumentuar ato në mënyrë të detajuar e të pakundërshtueshme. Analisti grek shkruan se brenda një ore, Edi Rama, përqeshi gjithë nacionalistët grekë mbi Shqipërinë e Madhe dhe kërcënimet e lidhura me ato që po ndodhin me minoritetin grek në Himarë, ngjarje e cila krijoi stuhi mediatike në shtypin grek dhe në gjithë rrjetin.

Ai evidenton ndër të tjera se Kryeministri Rama po përpiqet që të mbyllë plagët e totalitarizmit të regjimit Hoxha, të përmirësojë marrëdhëniet në Ballkan dhe të hyjë më në fund brenda logjikës dhe kulturës europiane, një perspektivë e vendit të tij. Ndërsa thekson që në Greqi kanë mbetur ende në stereotipe, psikoza dhe subkoshienca irredentiste, të cilave u ka ikur koha dhe disa zyrtarë inkompetentë gjejnë ende pretekste për përplasje, në vend që të dëshirojnë prosperitetin dhe progresin si vendi ynë fqinj, Shqipëria.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Shkrimi i plotë

Nuk e kisha parë kurrë Ramën të fliste dhe të analizonte marrëdhëniet dhe problemet greko-shqiptare, por kisha dëgjuar se Rama është një politikan europian që dëshiron të reformojë Shqipërinë dhe ta shndërrojë në një vend modern perëndimor.

Më la mbresa anglishtja e tij, fortësia e argumenteve, duke përdorur arsyen dhe gjuhën e moderuar. Shkurt, brenda një ore ai përqeshi gjithë nacionalistët grekë mbi Shqipërinë e Madhe dhe kërcënimet e lidhura me ato që po ndodhin me minoritetin grek në Himarë, ngjarje e cila krijoi stuhi mediatike në shtypin grek dhe në gjithë rrjetin.

Për hamendësimet lidhur më Shqipërinë e Madhe dhe agjendën e jashtme të Shqipërisë, argumentet e Ramës ishin të vendosura. “Përse duhet të kërkoj falje?”, tha ai, “Për disa paranojakë që imagjinojnë gjëra të tilla dhe të bëj harta për asgjë?”. “Do të ishte sikur qeveria greke të kërkonte falje për disa ëndqrra të sëmura të kufijve të Greqisë që shkojnë deri në Shqipërinë e Mesme”.

Edhe më bindës ishte ai lidhur me “trajtimin e pabarabartë” që po i bëhet minoritetit grek në Himarë lidhur me disa shembje shtëpish që po bëhen atje.

“Në Shqipëri po ndodh një urbanizim që parashikon shembjen e 9 mijë ndërtimeve në mbarë vendin. Nëse gjeni qoftë edhe një fakt që ne po i shembim këto ndërtesa në Himarë mbi bazë kriteresh të tjerë, unë do të vij në televizionin tuaj dhe do t’i kërkoj falje publike popullit grek”, tha Rama.

Kryeministri Rama po përpiqet që të mbyllë plagët e totalitarizmit të regjimit Hoxha, përmirësojë marrëdhëniet në Ballkan dhe të hyjë më në fund brenda logjikës dhe kulturës europiane, një perspektivë e vendit të tij.

Por në vend të kësaj, në Greqi kanë mbetur ende në stereotipe, psikoza dhe subkoshienca irredentiste, të cilave u ka ikur koha dhe disa zyrtarë inkompetentë gjejnë ende pretekste për përplasje, në vend që të dëshirojnë prosperitetin dhe progresin si vendi ynë fqinj, Shqipëria.

Fatkeqësisht, “Kjo është Greqia…”, i tha Rama gazetarit në mënyrë të sinqertë, që për fat të keq po merr pjesë në këtë farsë të quajtur debat publik.

Përkthyer nga /panorama.com.al/

Etiketa: analisti grekbota e tretëChristos Raptisintervista e Ramësparanojakëstereotipeurbanizim

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Kapet me drogë, arrestohet djali i këngëtares së njohur

Kapet me drogë, arrestohet djali i këngëtares së njohur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore –

Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore –

10:00 | 11/01/2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë –

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë –

09:28 | 11/01/2026
Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës –

Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës –

09:24 | 11/01/2026
Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier –

Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier –

09:16 | 11/01/2026
Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona –

Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona –

09:08 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore –
  • Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë –
  • Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës –
  • Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier –
  • Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona –
  • Kapiteni Berat Gjimshiti dëmtohet tek Atalanta dhe përfundon në spital… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore –
  • Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com