Pas heqjes së blindave, ja çfarë po ndodh me selinë e PD

Lexo edhe

 

Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike dhe pas vendimit të gjykatës Civile të Tiranës, e cila njohu zyrtarisht Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, selia e PD po i nënshtrohet një rikonstruksioni total.

Mëngjesin e sotëm, jashtë godisë së PD-së janë vendosur skela, ku do të rregullohet fasada e ndërtesës. Po ashtu, sallat brenda selisë po rregullohen, ndërsa shihet se ka nisur puna për pastrimin dhe rregullimin e ambienteve.

Gjithashtu, salla e mbledhjeve, duket se po bëhet gati për mbledhjen e grupit parlamentar të PD që është parashikuar të mbahet nesër në orën 09:00, të thirrur nga Enkelejd Alibeaj.

Të Lidhura

Para