Pas fasadës së Jalës, fshihet rrënimi i Vunoit (Foto) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas fasadës së Jalës, fshihet rrënimi i Vunoit (Foto)

19:29 | 04/01/2018
në Shqiperi
0

Nga Armando Meta

“Shpenzohen miliona për breçka kurse këtu fshati rrezikon të humbasë përfundimisht shtëpitë e vjetra që kanë një vlerë historike të jashtëzakonshme”.

Fshati Vuno në Jug të Shqipërisë, një nga fshatrat më të veçantë sa i përket arkitekturës dhe rrugicave që gjarpërojnë brenda tij, duket se është në prag të rrënimit. Çdo ditë nën tingujt e shurdhët të dallgëve të detit po fshihet një histori qindravjeçare. Vetëm pak kilometra poshtë fshatit ndodhet Jala, një vend tashmë mjafti i famshëm për turizmin elitar në Shqipëri, ku janë investuar miliona euro.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Ndërsa edhe ata pak banorë që kanë mbetur në fshatin Vuno shikojnë me trishtim se përballë luksit në Jalë, fshati i tyre përjeton një mjerim padurues dhe po përpihet nga rrënimi. Nga 350 shtëpi që ka pasur fshati përpara viteve ‘90, tashmë kanë mbetur afro 105. Mosha mesatare e atyre që kanë mbetur dhe që vijojnë të nxjerrin tym nga oxhakët e shtëpive është mbi 65 vjeç. Të rinj nuk sheh asgjëkundi. Ndërsa mali me plehra gradualisht po mbulon të gjithë fshatin.

Niko Kolgjini, një banor i fshatit rreth të 70-ve, tregon se mrekullia e Vunoit mund të shihet e të shijohet tashmë vetëm në filmat e Dhimitër Anagnostit, një prej regjisorëve më të mëdhenj shqiptar, i cili është nga Vunoi.

“Kam punuar një jetë të tërë në puset e naftës. Kam vendosur të kalojë vitet e pensionit në shtëpinë time në Vuno. Por pamja që është tani është shumë larg asaj çfarë ka përfaqësuar fshati Vuno ndër shekuj. Kudo ka shtëpi të braktisura. Plehrat gjendet në çdo hapësirë të fshatit, rrugë, shtëpi të braktisura, etj. Askush nuk vë më dorë. Edhe vetë banorët sillen sikur fshati të jetë i huaj për ta. Unë bëj çfarë mundem për t’i zbrapsur plehrat që sa vinë e po përpijnë tërë fshatin. Por mosha bën të vetën dhe çdo ditë ndjej se e kam të humbur betejën më plehrat”, shprehet ai.

Tek lëviz nëpër fshat shikon se shumë shtëpi kanë dekada që nuk hapen. Madje shikon deri edhe dryna “Shkodre” me të cilat janë mbyllur portat, dryna të cilët janë prodhuara para viteve ’90.  Niko tek çapitet ngadal mbi gurët me të cilat janë shtruar rrugicat e fshatit na informon se mjaft ndërtesave u kanë mbetur vetëm 4 faqet e murit, pasi gjithcka që kanë pasur brenda është shembur.

“Këto faqe muri tashmë janë bërë dhe shumë të rrezikshme. Shyqyr zotit që të parët tanë kanë bërë mure të forta e cilësore kur kanë ndërtuar shtëpitë se do ishte bërë ndonjë hata. Gjithësesi koha ka bërë të vetën. Muret nga viti në vit sa vijnë e dobësohen e përbëjnë një rrezik të përhershëm. Çatitë janë rrënuar e ç’bie jashtë hyn brenda. Vunoi po përjeton vërtetë një agoni. Edhe turistët kur vinë e mbajnë frymën në Jalë. Shpenzohen miliona për breçka kurse këtu fshati rrezikon të humbasë përfundimisht shtëpitë e vjetra që kanë një vlerë historike të jashtëzakonshme. Edhe plehrat që gjenden lart e poshtë nëpër fshat në pjesën më të madhe i kemi ‘dhuarata’ nga turistët që vinë e shikojnë fshatin, bëjnë ca foto e i hedhin gjërat ku të mundin”, shprehet ai.

Tek ecën nëpër rrugët e zbrazura të Vunoit pamja vërtetë duket apokaliptike, e denjë për filma lufte me fshatra që gdhihen pas bombardimeve. Duket realisht si skena e luftës tek filmi “Gurët e shtëpisë sime” të Anagnostit. Por ndërsa ato skena janë ekranizime, tashmë këto skena janë në jetë reale. Duket se banorët luten në Krisht e profetët bektashinj që fshatit të tyre t’i largohet mallkimi, por duket se as shenjtët s’i dëgjojnë më lutjet e tyre.

http://www.javanews.al/www-javanews-alfotot-reportafotot-reportazh-pas-fasades-se-jalit-fshihet-rrenimi-i-vunoit/

Etiketa: armando metaJalëmbeturinaVuno

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Plas arma në Tiranë, vriten dy persona

Festuan ndërrimin e viteve duke qëlluar me armë në ajër, arrestohen dy persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com