Pas ndarjes nga jeta të kapitenit të Fiorentinës sporti italian është goditur sërish nga një tragjedi.
Këtë herë është notari 17-vjeçari Mario Ricci i cili ka ndërruar jetë teksa stërvitej në pishinë. Ai ka patur probleme shëndetsore gjatë kohës që ushtrohej dhe nuk ka mundur të mbijetojë para se të mbërrijë në spital.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Caivano, në Napoli, në qendrën sportive “Delphinia.
Policia italiane ka nisur një hetim dhe pritet që autopsia të zbulojë shkaqet e kësaj tragjedie.