Kryeministri Edi Rama ka riemëruar në detyrë prefekt të Qarkut të Elbasanit, Maksim Malajn.
Ish-prefekti i cili prej afro 10 muajsh mbante postin e Këshilltarit për çështjet e sigurisë i Kryeministrit Rama, do të rikthehet të enjten ish-detyrën që mbante në këtë qark.
Gjeneral Major Maksim Malaj ishte emëruar me Vendim të Këshillit të Ministrave në këtë post, të cilin më herët e mbante ministria i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Pas largimit të Malajt nga posti i Prefektit të Elbasanit, u pasua nga Gledian Llataj.
Maksim Malaj ka qenë Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, më vonë i emëruar Shef i Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD), më pas Prefekt i Qarkut Elbasan, gjatë këtij viti mbante pozicionin si Këshilltar i Kryeministrit Edi Rama për sigurinë.
Që prej Qershorit posti i Prefektit të Elbasanit mbeti vakant. Mjaft figura të njohura u lakuan për këtë post, por tashmë kryeministri Rama ka vendosur t’ia besojë Prefekturën e Elbasanit Gjeneral Major Malajt.