Jemi vetëm në muajin shkurt por duket se te Partizani i Tiranës kanë çuar që tani “flamurin e bardhë” për sa i përket garës për titullin kampion të Shqipërisë. Humbja ndaj Laçit në kampionat duket se e ka demoralizuar trajnerin italian të kryeqytetasve Xhovani Kolela i cili me deklaratat pas ndeshjes nuk ka lënë shumë vënd për optimizëm:
“Skuadra është pak e karikuar mendërisht. Mendoj që është një peshë që nuk arrijmë ta suportojmë. Nga momenti që na është larguar Rrapaj, po mendojmë të bëjmë disa ndryshime.
Është shumë e lehtë të flasësh nga jashtë. Përpara se të jap gjykimet e mia, do të doja të bëja disa prova. Hoti shpesh herë ka luajtur në atë pozicion. Ne nuk jemi më në luftën për titull nga sot. 6 pikë larg Tiranës mendoj që janë shumë.
Në luftë janë edhe shumë skuadra të tjera dhe ne nuk jemi në lartësinë e duhur. Do të kërkojmë të bëjmë gjithçka që është e mundur, por e kemi të pamundur të jemi kandidatë për titullin kampion. Përpara se të ma thonë të tjerët, e them unë. Një skuadër që bën 2 pikë në 5 ndeshje nuk është pretendente për titullin kampion”
Ka shumë javë që tifozët e kuqë nuk janë shumë të bindur për aftësitë e trajnerit, duke i kërkuar drejtuesve të lartë të klubit që ta largojnë atë. Mbetet për të parë se si këto deklarata të Kolelës do të ndikojnë në moralin e futbollistëve të Partizanit.