Kjo është me të vërtetë lista e idealeve të Çadrës. Ky është suksesi i çadristit të parë, Lulzim Basha, natyrisht i bekuar nga prapaskena çadriste, Sali Berisha. Se nga Çadra doli një listë plot ngjyra, ku gjen nga të gjitha llojet, kandidatë me të shkuar kriminale, ish-sigurimsa, ish-komunistë, ish-socialistë, gjen edhe Ball-ist, jo ata të Ballit Kombëtarë, por të Fahri Balliut se në listë është edhe biri i tij. Ia ka bërë gati baba vendin dhe nga Çadra në parlament pa u lodh hiç. S’ka gjë se ca të tjerë nuk shkuan në çadër, sepse kishin qënë atje në bazë duke punuar për riorganizimin e PD-së për katër vjet. Ata hidhen në plehra, sepse nuk kanë ngjyrat e duhura për t’iu përshtatur koloritit të preferuar të Lulit.
Hajt për hajër të të zotit të çadrës, se tani e në vazhdim PD e merr emrin Partia e Idealeve të Çadrës…..