Drejtori i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Tiranë, Blendi Gonxhe ka deklaruar se Parku i Liqenit do të mbyllet përfundimisht për automjetet.
Gonxhe: “Nxjerrim përfundimisht jashtë parkut automjetet dhe do të kemi një park pa automjete, që do të ketë edhe rrugët e veta të biçikletave për disa lloj garash, jo vetëm për ato me ecje të qetë, por edhe biçikletat sportive; pra një park me më shumë rekreacion dhe mundësi”.
Deklarata u bë gjatë nisjes së itirnerarit ciklistik malor për promovimin e “Shtegur të Gjelbër”.