Paratë e shkollës në duart e kartelit të drogës, Ilir Xhakolli i jep 600 MLN lekë Besnik Lulajt – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paratë e shkollës në duart e kartelit të drogës, Ilir Xhakolli i jep 600 MLN lekë Besnik Lulajt –

13:20 | 07/10/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Një tjetër shkollë që do të rikonstruktohet në mes të dimrit duke ndërprerë vitin shkollor, sepse kryebashkiaku e ka me nxitim t’i xhirojë lekët mikut të kryeministrit. Godina që shihni më poshtë është shkolla  9-vjeçare “Myredin Bashall” në Lin.  Shkolla është në gjendje të amortizuar për shkak se nuk është vënë kurrë dorë nga shteti. Edhe pse Lini është një fshat turistik dhe ka një numër të konsiderueshëm banorësh, qeveria nuk bën asnjëherë investime, por gjithçka është e bërë nga vetë banorët.

Për rastin e shkollës, në qershorin e vitit 2022, prindërit bën një denoncim në media, ku tregonin se fëmijët e tyre mësonin në kushte te vështira dhe pa ngrohje.

Theksojmë që në atë fshat dimri është shumë i ftohtë. Kaloi vera e vitit 2022, kaluan edhe pushimet e vitit 2023 dhe nuk është bërë asgjë për ndryshimin e gjendjes.

Tani që ka filluar viti i ri shkollor dhe dimri po afron, kryebashkiaku Ilir Xhakolli kujtohet se ka një fond mënjanë për rikonstruksionin e shkollës. Ditën e djeshme ai ka firmosur një tender me objekt “Rehabilitimi i shkolles Myredin Bashalli”, fshati Lin Nj.A. Udënisht, Bashkia Pogradec”. Për këtë punë parashikohen të shpenzohen 600 milionë lekë (me TVSH). Në këtë garë kanë paraqitur oferta 5 firma, të cilat as nuk u morën fare në konsideratë. Xhakolli nuk zhvilloi një garë sipas rregullave të prokurimit, por përjashtoi automatikisht 4 oferta dhe la mbi tryezë vetëm dosjen e kompanisë së paracaktuar për ta fituar tenderin.

Bëhet fjalë për ofertën e firmës “VALONA KONSTRUKSION”, në pronësi të Besnik Lulajt. Ky i fundit e mori si dhuratë këtë tender, ashtu siç merr vazhdimisht fonde të prokuruara nga zyrtarët e korruptuar. Për shkak të këtyre shkeljeve, tenderi ka marrë “Flamur të Kuq” nga monitoruesi Open Data Albania, duke ngritur një tjetër alarm në lidhje me korrupsionin me fondet e shkollave.

Fondi për shkollën në duart e bosit të lidhur me kartelin

Kambanat e alarmit duhet të bien më fort nga çdo instancë përgjegjëse kur shohim se në duart e kujt biznesmeni kanë përfunduar këto fonde. Besnik Lulaj, oligarku që përfiton tendera korruptiv nga bashkitë, është pronari i kazinosë “Marina Bay”- Vlorë. Sipas mediave ndërkombëtare, kjo kazino luan rolin e lavatriçes që pastron para të kartelit meksikan “El Chapo”.

Sipas të dhënave të QKB-së, kazino “Entertainment & Gaming Sh.A” figuron në pronësi të Lulajt, por edhe personit të lidhur me kartelin Luftar Ali Hysa. Ky është person i skeduar nga drejtësia e Meksikës dhe Spanjës, si anëtar aktiv i kupolës së kartelit ‘El Chapo’, bashkë me 3 vëllezërit e tij.

Media meksikane “El Universal” ka shkruar me fakte se Pronarët e “Marina Bay” janë të lidhur me Kartelin e Sinaloas. “Ismael Zambada García i njohur si El Mayo është aleat me mafien shqiptare dhe sipas shkrimit të “El Universal” ka krijuar lidhje të ngushta me vëllezërit shqiptarë Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa”, shkruan “El Universal”.

Burimet e inteligjencës të medias meksikane përmendin se ky grup shqiptar ka lidhje edhe me Kartelin e Gjeneratës së Re Jalisco (CJNG), i kryesuar nga Michoacan capo Nemesio Oseguera Cervantes, El Mencho.

Edhe para aleancës me Ismael Zambada García, krimi i organizuar shqiptar kishte lidhje vetëm me trafikantët kolumbianë dhe ekuadorianë të drogës në Amerikën Latine.

Ndërsa duhet të theksojmë se Luftar Hysa dhe Besnik Lulaj janë miqtë të mirë edhe me kryeministrin Edi Rama. Madje ky i fundit e ka pritur Hysën në zyrën e tij, por duke fshehur qëllimin e vërtete të vizitës.

Nisur nga këto lidhje të forta politike të Lulajt, mund të kuptojmë se kryebashkiaku i Pogradecit ka qenë nën presion që të shkelë rregullat e prokurimit të kreditojë llogarinë e biznesmenit.

Lexo edhe: Shefi i “Marina Bay” merr 1.3 mld lekë për t’i rregulluar vilën Ramës

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Read more

30 apartamente të shkrumbuara, çfarë la pas zjarri që përfshiu kompleksin “Arlis” –

Këmbimi valutor 15 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Shqipëria shpallet “kampione” në rajon për rritjen e çmimeve në dekadën e fundit –

Fasada që digjen, dhe shtet që do fasadën –

Të Lidhura

nga 27
08:49 | 15/04/2026
0

30 apartamente janë shkrumbuar si pasojë e zjarrit që përfshiu pasditen e djeshme kompleksin “Arlis” pranë QSUT në Tiranë. Pamjet...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 15 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:41 | 15/04/2026
0

Në kursin e këmbimit valutor sot, një dollar amerikan blihet me 80.6 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro blihet...

Shqipëria shpallet “kampione” në rajon për rritjen e çmimeve në dekadën e fundit –

Shqipëria shpallet “kampione” në rajon për rritjen e çmimeve në dekadën e fundit –

nga 27
08:01 | 15/04/2026
0

Në 10 vitet e fundit Shqipëria i është afruar BE-së me çmimet e larta më shpejt se çdo vend i...

Fasada që digjen, dhe shtet që do fasadën –

Fasada që digjen, dhe shtet që do fasadën –

nga 27
07:57 | 15/04/2026
0

Nga Lutfi Dervishi Zjarr te Farmacia 10 në Tiranë. E njëjta situatë  me ngjarjen e rëndë  te ish-parku i Autobusëve...

Para
Qeveria po tallet me studentët –

Të ndalohet me ligj përdorimi -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

30 apartamente të shkrumbuara, çfarë la pas zjarri që përfshiu kompleksin “Arlis” –

30 apartamente të shkrumbuara, çfarë la pas zjarri që përfshiu kompleksin “Arlis” –

08:49 | 15/04/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 15 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:41 | 15/04/2026
Shqipëria shpallet “kampione” në rajon për rritjen e çmimeve në dekadën e fundit –

Shqipëria shpallet “kampione” në rajon për rritjen e çmimeve në dekadën e fundit –

08:01 | 15/04/2026
Fasada që digjen, dhe shtet që do fasadën –

Fasada që digjen, dhe shtet që do fasadën –

07:57 | 15/04/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026 –

07:45 | 15/04/2026

Më Të Lexuarat

  • 30 apartamente të shkrumbuara, çfarë la pas zjarri që përfshiu kompleksin “Arlis” –
  • Këmbimi valutor 15 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Shqipëria shpallet “kampione” në rajon për rritjen e çmimeve në dekadën e fundit –
  • Fasada që digjen, dhe shtet që do fasadën –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 15 Prill 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 30 apartamente të shkrumbuara, çfarë la pas zjarri që përfshiu kompleksin “Arlis” –
  • Këmbimi valutor 15 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com