Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura më të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje e jug të vendit.
Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore – malore të vendit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.
Në relievet malore në lindje dhe malësitë e zonës së jugut reshet hera-herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Temperaturat këtë mëngjes u regjistruan 18 gradë, ndërsa gjatë ditës pritet të arrijnë në 30 gradë Celsius.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s.
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-3 ballë.
The post Parashikimi i motit për sot, 8 Qershor 2026 appeared first on 27.










