Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës.
Në mesditë dhe pasdite përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe zonave malore vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët, hera-herës shtrengata afatshkurtëra.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 5m/s, e cila më momentin e zhvillimit të vranësirave dhe përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri 10m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 14 deri 28°C
në zonat e ulëta 16 deri 31 °C
në zonat bregdetare 18 deri 32°C
The post Parashikimi i motit, 14 Qershor 2023 appeared first on 27.