Një ngjarje e rëndë është parandaluar në plazhin publik të Kunes, në Lezhë, ku katër persona kanë rrezikuar të mbyten në det. Sipas burimeve, një baba së bashku me tre fëmijët kanë rrezikuar të mbyten në det nga dallgët e forta.
Mësohet se babai dhe fëmijët janë tërhequr në thellësi nga dallgët. Fatmirësisht, ata kanë dalë në breg me forcat e tyre. Në plazhin publik të Kunes mungojnë vrojtuesit e plazheve.