Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar hapur se në barrikadat e ngritura në Veri të Kosovës ka pasur grupe ruse. Në një intervistë për NRC, Kurti thotë se burra të maskuar me shenja të milicisë ruse Uagner, Ujqërit e Natës (një bandë motorike ruse besnike ndaj Putinit) dhe të ashtuquajturës Brigadë Veriore. Kurti thekson se ka prova për këtë gjë, të cilat i ka dorëzuar në Prokurori, por nuk mund t’i bëjë publike. Sipas Kurtit, këndvështrimi i kamerave që tregon anëtarët e këtyre tre grupeve do të tradhtonte burimin, nëse pamjet do të bëheshin publike.
Deklarata
“Barrikadat e tyre nuk janë një kryengritje studentore pariziane, ato udhëhiqen nga njerëz të gatshëm për luftim, të uniformuar, të maskuar dhe të armatosur që veprojnë në emër të Beogradit. Kriminelët e luftës dhe kriminelët e zakonshëm janë bashkuar. Kjo është kërcënuese për jetën. Një slogan që shohim te serbët është: ‘Lutju Zotit dhe beso në Rusi’. Askund në Evropë mbështetja për Putinin nuk është kaq e madhe. Kjo është ajo që ne luftojmë: fashizmin e Moskës dhe aleatët. Njerëzit po sillen me autobusë nga Serbia për të udhëhequr barrikadat. Ne kemi prova se këta janë burra të maskuar me shenja të milicisë ruse Uagner, Ujqërit e Natës (një bandë motorike ruse besnike ndaj Putinit) dhe të ashtuquajturës Brigadë Veriore. Pozicioni nga i cili janë marrë fotot dhe videot mund të tradhtojë burimet tona. Ne do të duhet të vendosim sundimin e ligjit në veri të Kosovës për të trajtuar realisht paligjshmërinë atje,”- thotë Kurti.
Ai përmend dhe rrezikun e një tjetër gjenocidi.
“Përderisa Vuçiç nuk mund të distancohet nga genocidi i mëparshëm serb, do të duhet të presim për atë të radhës. Nëse NATO nuk do të ishte këtu, serbët do të na masakronin përsëri. Nuk e di nëse janë të aftë për këtë, por e di që do ta kishin si qëllim,”- shton ai.
Barrikadat që bllokuan prej më shumë se 1 muaj veriun e Kosovës u hoqën përfundimisht më 3 janar. Më herët KFOR njoftoi gjithashtu se operacioni për largimin e automjeteve të bllokuara në rrugë po bëhej për të rikthyer lirinë e lëvizjes në atë zonë.
Por pse u vendosën?
Për 20 ditë me radhë, në dhjetor të vitit 2022, në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe, u vendosën barrikada në rrugët që çojnë drejt pikave kufitare Kosovë-Serbi. Barrikadat u vendosën në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-polici serb të Kosovës, i cili, sipas autoriteteve të Kosovës, dyshohet për organizimin e një sulmi ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri. Por, serbët vendosën të heqin barrikadat pasi Dejan Pantiçit iu ndryshua masa e sigurisë nga paraburgim në arrest shtëpiak. Po ashtu, përfaqësuesit e serbëve në Kosovë, gjatë një takimi në Rashkë të Serbisë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, më 28 dhjetor deklaruan se kanë marrë garanci që kërkesat e serbëve për heqjen e barrikadave do të plotësoheshin.