Paralajmërimi i Artan Hoxhës në 2019: Tani numëroni viktimat dhe makinat e djegura – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paralajmërimi i Artan Hoxhës në 2019: Tani numëroni viktimat dhe makinat e djegura

15:08 | 08/06/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Atentati i sotëm ndaj Ardjan Çapjas ka risjellë në vëmendje përplasjet mes grupeve në Elbasan, gjë e cila ka shkaktuar një numër të madh viktimash që prej vitit 2005.

Në nëntor të vitit të shkuar Artan Hoxha paralajmëroi vijimin e përplasjes mes grupeve rivale në këtë qytet, pasi u lirua nga burgu Florenc Çapja dhe u rrëzua çështja ndaj Suel Çelës.

Në atë kohë, Hoxha shkruante se duke filluar nga tani (nëntor 2019), ekspertët e mjekësisë ligjore duhet të jenë gati për çdo kufomë të lënë pas nga atentatet në Elbasan.

Read more

Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Ka përdorur gjuhë fyese –

Çfarë shkruante Artan Hoxha:

Elbasan i bukur, Elbaaaasaaan..

Presidenti takon ish-presidentët gjoja në mbrojtje të kushtetutës dhe reformës në drejtësi, ndërsa ia kanë pluguar nënën kushtetutës sa herë u ka dashur qejfi dhe po mundohen tia lërojnë nënën edhe reformës në drejtësi nëse SHBA e lë në mes projektin e saj, …

Nga ana tjetër kryeministri pret e përcjell ambasadorët po gjoja në mbrojtje të kushtetutës dhe reformës në drejtësi, duke na treguar se ndërkombetarët janë me të..

Pas Suel Çelës, gjykata liron edhe Florenc Çapjan: Bien akuzat për tentativë vrasje dhe pengmarrje

Meta cirret e bërtet te holli presidencës se Rama ka kapur reformën në drejtësi, ndërsa Berisha nga gardhi presidencës thotë me sokëllimë se “reforma ka falimentuar”.

Vetëm 100 metra më poshtë, nga holli i kryeministrisë Rama shan e akuzon Metën se po shkel kushtetutën, po pengon reformën në drejtesi dhe e kërcënon me shkarkim.

Vetëm 30 metra përballë, nga seli e kryesisë së kuvendit Taulant Balla ulëret se nuk duhet humbur asnjë minutë pa shkarkuar Metën…

Pastaj të gjithë së bashku kërcënojnë gjyqtarët, prokurorët, KLP-në, KPK-në, KED-në e dreqin me të bir…

Populli nuk thotë kot se “ujku mjegull do”, dhe organizata e “Kap c’a t’kapësh”(KCK) nuk e la rastin ti shpëtoje nga dora.

Mediat raportuan me zhurmë se gjykata e Elbasanit dënoi me 10 vite burg, Shkëlzen Hasanpapen, i ekstraduar nga Hollanda dhe i akuzuar për atentatin e 6 qershorit 2016 kur u plagosën te dera e Drejtorisë së Policisë Elbasan, Bledar Muca dhe një oficere policie kalimtare e rastit, ndërsa Florenc Capja shpëtoi pa pasoja nga ky atentat.

Një orë më vonë mediat njoftuan po me zhurmë se Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë shpalli të pafajshem Suel Celën, dënoi me 5 vite burg Klement Xhaferrin dhe me 6 vite burg Enea Bekteshin, për ngjarjen e 15 shtatorit 2017 gjatë tentativës së policisë lokale për të kryer një kontroll në një automjet të blinduar tip Audi…

Por në fakt, nisur nga kronologjia kohore, ngjarja e parë sot, ishte vendimi i gjykatës së shkallës së parë Elbasan, e cila në seancën paraprake e rrëzoi kërkesën e prokurorisë për të çuar në gjykim dosjen e një personazhi mjaft të njohur në këtë qytet, Florenc Capja.

Ky i fundit akuzohej për atentatin ndaj ish-shefit të qarkullimit Elbasan, Fadil Mema në vitin 2006. Mema i mbijetoi atij atentati duke marrë plagë të rënda dhe u largua nëë Itali ku të njëjtët autorë e gjetën sërish dhe e egzekutuan në Torino në vitin 2015.

Por para se ta vrisnin ish- shefin e policisë, vrasësit kishin provuar dhe në vitin 2009 po në Itali për ta hequr qafe, ndërsa i ekzekutuan dhe kunatin Ardian Ibrahimi para dyqanit të tij.

Florenc Capja është arrestuar 3 herë për këtë ngjarje dhe 3 hërë i ka shpëtuar drejtësisë për atentatin e një oficeri policie të kryer para familjarëve të tij. Capja u kap me bujë nga forcat RENEA më 14 qershor 2019 gjatë operacionit “Krasta” por nga sot gjykata e Elbasanit e ktheu sërish të lirë në rrugët e këtij qyteti.

Për më tepër asnjë media ne Elbasan nuk guxoi ti afrohej gjykatës gjatë seancës së sotme, madje as ta jepte lajmin e lirimit të tij për orë të tera. Lajmi u publikua vetëm pasi mediat në kryeqytet kishin publikuar vendimin e pafajsisë të Suel Celës.

Ndërsa për atentatorin e Florenc Capjas, Shkelzen Hasanpapa u dhanë 10 vite burg, për kundërshtarin e tij, Suel Cela gjykata e krimeve të renda në Tiranë vendosi pafajësi, për vet Florenc Capjan gjykata e Elbasanit as pranoi ta merrte në gjykim çështjen. Pra e cilësoi kohë të humbur të merrej me ekzekutorin e një oficeri policie.

Dëgjoni o popull, mos u hutoni nga zhurma e “mbrojtësve” të kushtetutës dhe reformës në drejtësi, por qëndroni vigjilent, shikoni nga shkoni dhe ku shkelni që të mos mbeteni papritur viktima me tru të derdhur në ndonjë cep rruge, nga vrasës të panjohur që po qërojnë hesapet me njeri-tjetrin…

Pra qysh nga sot, ekspertët e mjekësisë ligjore duhet të jenë gati për çdo kufomë të lënë pas nga atentatet në Elbasan.

Shërbimi zjarrefikës i këtij qyteti duhet të jetë gati për të shkuar sa më parë të shuaj zjarrin që do jetë duke djegur mjetin dhe armët e atentatorëve pas krimit.

Qytetarët e pafajshem të Elbasanit duhet ti luten zotit të mos ndodhen rastësisht në rrëzen e breshërive të vrasësve që e mbajnë prej 2 dekadash të terrorizur këtë qytet.

Ndërsa “baballarët e kombit”, “i gjati”, “i shkurtri”, “doktori”, “piktori”, “artisti”, “doktoresha”, do jenë duke “mbrojtur” kushtetutën e një shteti të shpartalluar fund e krye.

Prandaj vrasës profesionistë, me pagesë apo me klering, nëse e keni ndarë mendjen ta vendosni vet drejtësinë me tytën e kallashnikovit, sepse në këtë shtet të diskredituar nuk ka kush tua vendos tjetër, dilni këtej nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, mbase ishallah breshëritë tuaja u fërshëllejnë afër veshit “baballarëve të kombit”, që ta kuptojnë këta fundërrina se çfarë është shkelja e kushtetutes dhe kapja e reformës në drejtësi…

Etiketa: Ardjan ÇapjaArtan Hoxhaatetntatetm Elbasankapja e reformës në drejtësi

Të Lidhura

Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –

Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –

nga 27
15:27 | 03/04/2026
0

Përfaqësuesja ligjore e Presidencës mbrojti ligjshmërinë e procedurës së emërimit të Ols Dados si prokuror në vitin 2008, duke theksuar...

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

nga 27
14:43 | 03/04/2026
0

Partia Demokratike ka dorëzon një kërkesë në Kuvend ku me 40 firma të deputetëve opozitarë kërkon ngritjen e një komisioni...

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

nga 27
14:00 | 03/04/2026
0

Në Gjykatën Administrative po shqyrtohet padia e kryebahskiakut Erion Veliaj, i cili kërkon pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados si...

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA –

Ka përdorur gjuhë fyese –

nga 27
13:46 | 03/04/2026
0

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar përjashtimin për 60 ditë të Taulant Ballës nga Parlamenti dhe pjesëmarrrjen në komisioneNë...

Para
Gjermania akordon një hua prej 12 milionë eurosh për landfillin e Vlorës

Mbetjet në Durrës, PD: Korrupsioni Rama-Dako helmues për qytetarët e Durrësit dhe Manzës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –

Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –

15:27 | 03/04/2026
PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:43 | 03/04/2026
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

14:00 | 03/04/2026
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA –

Ka përdorur gjuhë fyese –

13:46 | 03/04/2026
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë –

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë –

13:36 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –
  • PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave
  • Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…
  • Ka përdorur gjuhë fyese –
  • Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë –
  • Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –
  • PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com