Një 14-vjeçar është aksidentuar tre ditë më parë në bulevardin “Bajram Curri”.
19-vjeçari Kejvis Bliu përplasi të miturin me automjetin e tij dhe më pas u largua nga vendngjarja, por gjykata e ka liruar të riun duke vendosur masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”.
Arsyetimi i gjykatës për dhënien e kësaj mase sigurie ishte mos bërja e denoncimit ndaj aksidentuesit prej të miturit.