INSTAT: Në tremujorin e katërt të 2015 17.7% të papunë
Papunësia është rritur për të dytin tremujor radhazi në tre muajt e fundit të vitit duke u ngjitur në 17.7%, nga 17.5% që ishte në tremujorin e tretë. INSTAT ka publikuar anketën e forcave të punës, e cila i bën matjet direkt nga terreni. Sipas të dhënave rritja e papunësisë ka ardhur kryesisht nga femrat, ndërsa tek meshkujt është raportuar në ulje.
Më poshtë i plotë raportimi i INSTAT për tremujorin IV , 2015:
Numri i të punësuarve të moshës 15-64 vjeç është 1.071.053 persona.
Numri i personave të papunë të moshës 15-64 vjeç është 230.747 persona.
Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2015 në Shqipëri:
– Për popullsinë e moshës 15-64 vjeç shkalla e papunësisë është 17,7 %.
– Për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç shkalla e papunësisë është 32,2 %.
– 65,3 % e popullsisë 15-64 vjeç është aktive në tregun e punës, pra e punësuar ose në kërkim pune.
– Shkalla e punësimit për popullsinë e moshës 15-64 vjeç është 53,7 %.
– Shkalla e punësimit për meshkujt është 14,2 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat.
Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2014 për popullsinë 15-64 vjeç:
– Numri i të punësuarve është rritur me 31.717 persona.
– Numri i personave të papunë është rritur me 3.340.
– Numri i personave në moshë 15-64 vjeç jashtë tregut të punës ka rënë me 33.172.
– Shkalla e papunësisë për femrat është rritur me 2 pikë përqindje.
– Shkalla e papunësisë për meshkujt ka rënë me 1,9 pikë përqindje.
Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2015 për popullsinë 15-64 vjeç:
– Numri i të punësuarve është rritur me 7.361 persona.
– Numri i personave të papunë është rritur me 4.466.
– Numri i personave në moshë 15-64 vjeç jashtë tregut të punës është ulur me 11.825.
– Shkalla e papunësisë është rritur me 0,06 pikë përqindje për meshkujt dhe 0,35 pikë përqindje për femrat.