Policia Hollandeze ka arrestuar dy 15-vjeçarë pasi dyshohet se kanë shtënë me armë në dy trena.
Autoritetet filluan një hetim pasi u dëmtuan dritaret në një tren pasagjerësh që udhëtonte nga qyteti i Tilburgut deri në Breda, afër kufirit me Belgjikën, dhe në një tren tjetër që udhëtonte nga Eindhoven.
Mësohet se pasagjerët njoftuan se dëgjuan një zhurmë të fortë para se të hynin në stacionin “Breda”, në jug të vendit.
Fatmirësisht, askush në asnjë tren nuk u lëndua.