Deputeti socialisti Pandeli Majko dhe djali i tij, Gjergji Majko kanë nënshkruar Peticionin Pro Vettingut.
Me anë të një statusi në Facebook Majko shkruan: “Me Edi Ramën, bashkë me qytetarët. Drejtësia kuptim i parë i lirisë”.
Ky zhvillim vjen pak ditë pasi pedagogia e Gjergji Majko publikoi në rrjete sociale një fotografi të djalit të socialistit me dy gishtat lart.
Fotoja e cila është përfolur gjatë, si dhe për të reagoi dhe vetë Majko.