Ministri Panariti takon Phil Karsting, Administrator për Shërbimet e Politikat e Jashtme në Departamentin Amerikan të Bujqësisë, ku u diskutua eksperienca amerikane në ndërtimin e bursës bujqësore, bujqësisë me porosi dhe garantimin e transparencës se çmimeve të prodhimeve bujqësore.
Ministri Panariti kërkon rritjen e mëtejshme e eksporteve të bimëve mjekësore ne tregun amerikan.
Panariti vijon sot takimet me Patrizio Pagano, Drejtori Ekzekutiv për Shqipëri, Itali dhe Greqi në Bankën Botërore.
Projektet e Bankës Botërore në mbështetjen e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit dhe menaxhimin e rriskut, shtim të financimit.