Ish-kryeministri Pandeli Majko shpreson që Shqipëria të dalë e pastër nga skandali i Panama papers. Por skandali që ka pushtuar mediat e Botës, ka mbërritur në Shqipëri pasi dy kompani duket të jenë të përfshira në këtë skandal. Megjtihatë, ish-kryeministri thotë se shpresonte që skandali ta nxirrte të pastër Shqipërinë.
“Uroj që skandali i Panamasë të na nxjerrë sa më të pastër që të mos kemi probleme me ligjin. Kemi të bëjmë me të njëjtin spektër politik. Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi deklaroi se kryeministri “Rama ka 200 milionë euro ‘offshore’” . Këto deklarata u bënë në komisionin parlamentar të Ligjeve.