Pampuri i dërgon letër Lu: Vendin po e rrënon ikja e shqiptarëve, jo LGBTI – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pampuri i dërgon letër Lu: Vendin po e rrënon ikja e shqiptarëve, jo LGBTI

12:12 | 10/04/2018
në Shqiperi
0

Në mesin e politikanëve të paralajmëruar nga ambasadori amerikan Donald Lu për qëndrimin kundër nga komunitetit LGBTI, ka qenë edhe deputetja Oriola Pampuri. Ligjvënësja e djathtë, Orjola Pampuri, i është përgjigjur me një letër të hapur kryediplomatit amerikan, ku i shkruan se problemi i shqiptarëve nuk është ky komunitet, por taksat, varfëria, papunësia.

Letra e plotë e deputetes:
Leter e hapur per Ambasadorin Donald Lu:

Mr. Lu, ne kuadër të deklaratës suaj mbi deputetët të cilët nxitën debatin mbi çështjen LGBT, gjeta pak kohë t’ju përgjigjem, pasi problemi ynë nuk është pikërisht ky komunitet dhe problematikat e tij, madje besoj e jam e bindur që në një moment kritik për qeverinë e politikat e saj kjo çështje po përdoret mirëfilli si një mekanizëm mbrojtës, ku bazat i ka tek zhvendosja e vëmendjes. Çështjet që sot po rrënojnë këtë vënd e janë pasojë e një politike të gabuar, e një politike në shërbim të klientëve e të oligarkëve, ku përfshihen një sërë faktorësh të rëndësishëm kombëtarë e ndërkombëtarë, nuk janë LGBT, por taksat, varfëria, papunësia, largimi i Shqiptarëve si azilkërkues, largimi i shtresës së mesme, largimi i intelektualëve, mjekëve, inxhinierëve, profesorëve etj.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Sot në spitale nuk ka kushte, nuk ka medikamente për të sëmurët me kancer, mbi 30000 familje përjashtohen nga skema e ndihmës ekonomike, 11 qytetarë të pafajshëm sot janë në burg, vetëm sepse protestojnë për një taksë të cilën nuk munden ta përballojnë më, jetojnë në mjerim e nuk kanë me ç’të ushqejnë fëmijët.

Sot, si kurrë ndonjëherë procedohen penalisht deputetë të opozitës, vetëm pse mbështesin një protestë paqësore qytetare, e cila vjen pas një gjëndje tejet të rënduar të ekonomisë në cdo familje shqiptare. Por kryetarë bashkish të cilët kanë abuzuar me pushtetin, ish ministra të cilët janë përfshirë në trafik kombëtar e ndërkombëtar droge, ish ministrat e koncensioneve korruptive, e trafikantë bashkëpunëtorë të qeverisë janë ende të pandëshkuar.

Kjo është cështja Mr. Lu, nuk janë LGBT, ata nuk janë as të sëmurë, as të paaftë për të punuar, e as nuk janë diskriminuar kurrë për të përfituar projekte pafund, si asnjë kategori tjetër.

Unë në profesionin tim jam Psikologe Klinike, e në zyrën time kam këshilluar disa prej tyre, sigurisht në atë zyrë askush nuk paragjykohet e nuk diskriminohet, pasi është profesioni I tillë I cili ‘te zhvesh’ nga cdo lloj paragjykimi. Shkolla, formimi, profili e profesioni me nxisin të mos diskriminoj, ashtu sikurse kam bërë edhe një vit më parë duke folur nën petkun e psikologes e cila respekton të drejtën e cdo komuniteti për të jetuar në mënyrën që ai zgjedh. Nuk diskriminoj askënd. Në këtë botë cdo njeri ka të drejtë të bëjë jetën e tij, në mënyrën që ai zgjedh ta bëjë atë, por pa imponuar askënd për të pranuar me pahir këtë zgjedhje.

Në këndvështrimin tim dhe të elektoratit që përfaqësoj, prioritet do t’I jepja ish te përndjekurve, jetimëve, e personave me aftësi të kufizuara. Por sot flas në emër të qytetarëve që përfaqësoj, në emër të së Djathtës, e cila është një parti konservatore, ku familja ka vlerat themelore, e në emër të personit tim si nënë, si grua e si familjare e një familje të shkëlqyer, e cila familjen e ka të shënjtë e të paprekshme.

Ky është mendimi im, I djemve te mi, I familjes sime, I elektoratit tim, I paraardhësve të mi si konservatorë brez pas brezi. Unë si profesioniste vlerësoj mendimin e lirë, I cili duhet të respektohet nga cdo kush si nga politikanët për njëri-tjetrin, ashtu edhe me gjerë e më ngushtë.

Mendimi im nuk ka të bëjë me homofobinë, por me vlerën që I jap vazhdimësisë, e cila ka sens vetëm në një familje tradicionale, ku mund të përcillet modeli I nënës e babait e vlerat e moralit, mbi bazën e të cilave kapërcehet me sukses cdo hallkë për zhvillimin e personalitetit.

I Stand With Trump.

Me respekt:

Dr. Orjola Pampuri

Etiketa: azilDonald Lugbbtioriola pampurishqiparevarferi

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
“Fëmijët e diktaturës” dhe “fëmijët e persekutorëve”

"Fëmijët e diktaturës" dhe "fëmijët e persekutorëve"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com