Pas ndërhyrjes së forcave policore, Teatri Kombëtar u shemb nga fadromat rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm, duke shoqëruar dhjetëra aktivistë.
Në rrjetet sociale kanë qarkulluar pamjet nga lart të asaj që ka mbetur tashmë nga godina e Teatrit Kombëtar.
Shembja e godinës është shoqëruar me tensione të shumta dhe përplasje të qytetarëve dhe aktivistëve me policinë, ku për pasojë u shoqëruan në komisariat dhjetëra persona, mes tyre gazetarë e ish deputetë.