E gjithë bota është përfshirë nga një vale e të nxehtit afrikan. Këtë problem po e vuan edhe Kina, pasi në ditët e fundit atje termometri ka shënuar temperatura ekstreme.
Duket se ata që po e vuajnë më shumë këtë gjë janë punonjësit e shëndetësisë, të cilët janë të detyruar të qëndrojnë për orë të tëra në diell, duke kryer teste të Covid-19 për qytetarët, pas një nisme të qeverisë për të parandaluar një valë të re të virusit që të përhapet.
Pamjet janë të rënda, teksa infermierë të veshur me uniformën e zakonshme dhe maskat mbrojtëse të virusit, bien në tokë. Ata shfaqen me vështirësi në frymëmarrje, e po ashtu ndërsa përqafojnë copa gjigande akulli.