Ka nisur aksioni për heqjen e baltës nga pallati 8-katësh në lagjen “Kodra e Shtufit” në Gjirokastër, pas rrëshqitjes së një masivi dheu që përfshiu 3 katet e para të godinës.
Ndonëse ky pallat rrezikon të shembet për shkak të rrëshqitjeve të dherave, banorët kanë kërkuar që të rikthehen në banesat e tyre, pavarësisht problemit ende evident.