Pakujdesia e pushuesve në Qerret të Kavajës ka bërë që një pjesë e bimësisë së ulët, shkurre dhe barishte, të përfshihen nga flakët mbrëmjen e se mërkurës.
Zjarri i cili ka shpërthyer pranë vijës bregdetare, ka marrë përmasa të frikshme, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë me shumë vonesë, megjithëse flakët përhapeshin në zonën përreth.