Shtatë persona kanë vdekur dhe 15 të tjerë janë plagosur rëndë si pasojë e 3 bombave që kanë shpërthyer pranë kampit ushtarak “Frontier Corps”, në zonën Mian Gundi të qytetit Quetta.
E ndërsa personeli i forcave të sigurisë u vunë në pozicione për t’iu kundërpërgjigjur sulmit, kamikazi hodhi veten në erë.
Shpërthimi i parë u shoqërua nga një tjetër sulm vetëvrasës, kur personeli i sigurisë iu afrua kamikazit të parë të vdekur pranë portës së kampit. Dy oficerë sigurie vdiqën dhe 8 të tjerë u plagosën në këto shpërthime.
Ato u shoqëruan nga një tjetër shpërthim ndaj autokolonës së policisë në rrugën e aeroportit, ku 5 policë humbën jetën, thekson “Inter Services Public Relations”.