Gjykata e Apelit ka liruar dy oficerët e policisë, Entiol Xhelilaj dhe Artion Duka që ishin ndaluar për pajisjen e përgjimit. Në këtë vendim ajo ka shfuqizuar masën e arrestit në shtëpi për dy drejtorët nga sektori i forcave operacionale të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.
Vendim u mor nga trupa gjykuese e kryesuar nga Gjyqtari Metush Saraçi, dhe anëtarë Ilir Toska dhe Edlira Petri. Avokati është shprehur se sipas këtij vendimi oficerët Artion Duka, Ention Xhelilaj janë të lirë të rikthehen në detyrë.