Naftëtarët e ARMO-s janë mbledhur sërish ditën e sotme për të protestuar përpara Ministrisë së Energjisë.
Me pankarta në duar, ata protestojnë për pagat e prapambetura dhe kushtet e tyre të punës në uzinën naftënxjerrëse të Ballshit.
Naftëtarët kanë paralajmëruar përshkallëzimin e protestave nëse ARMO nuk u jep zgjidhje për pagat e prapambetura të cilat arrijnë deri në 16 muaj dhe respektimin e kontratave e plotësimin e kushteve të punës.