Punonojësit e rafinerisë së Bashllit edhe këtë të premte dolën përpara uzinës së përpunimit.
“Kemi të njëjtën arsye, punojmë 6 muaj në vit dhe 6 muaj ngelemI. Por më e keqja është se nuk na thonë kaq ishte kontrata e punës dhe të zgjidhim problemet tona ekonomike”, shprehet një prej tyre.
Naftëtarët tregojnë se janë të detyruar të ruajnë uzinën nga degradimi.
Ndalja e punës në rafinerinë e Ballshit ndodhi për shkak të mungesës së lëndës së parë, naftës bruto.