Pacientit me hemofili i mohohet trajtimi i duhur mjekësor, Gjykata e Tiranës e dëmshpërblen me 2 milionë lekë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pacientit me hemofili i mohohet trajtimi i duhur mjekësor, Gjykata e Tiranës e dëmshpërblen me 2 milionë lekë

19:24 | 01/08/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka dëmshpërblyer me rreth 2 milionë lekë një pacient si rezultat i mohimit të trajtimit të duhur mjekësor.

Pacienti B. Nezaj vuante nga hemofilia, është një çrregullim i trashëguar i gjakut që godet në mënyrë të veçantë aparatin kockor-artikular-muskular.

Pacienti u përfaqësua në procesin gjyqësor nga Shoqata “Together for Life”.

Read more

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Njoftimi i plotë:

Sot, në dt. 31 korrik 2019, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë vendosi pranimin e Padisë dhe shpërblimin e dëmit pasuror dhe jopasuror në masën 2 133 330 lekë të shkaktuar pacientit B. Nezaj, si rezultat i mohimit të trajtimit të duhur mjekësor. Hemofilia është një çrregullim i trashëguar i gjakut i shkaktuar nga mungesa faktorëve të koagulimit dhe godet në mënyrë të veçantë aparatin kockor-artikular-muskular por mund të shkaktojë edhe hemoragji interne. Pacienti u përfaqësua në procesin gjyqësor nga Shoqata “Together for Life”.

Më parë, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi kishte konstatuar diskriminimin e pacientit për shkak se:

  1. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk kishte miratuar Protokollin Klinik për trajtimin e sëmundjes së Hemofilisë;
  2. Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë nuk siguron profilaksinë për ndjekjen mjekësore të pacientëve me Hemofili;
  3. Pacientit B. Nezaj, nuk i është siguruar medikamenti Faktor IX në sasinë e rekomanduar nga mjeku specialist Hematolog;
  4. Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk mund të justifikohen se, mangësitë në ilace vijnë për shkak të buxhetit të kufizuar për blerjen e ilaceve;
  5. Analiza Betehsda/Nijmegen për matjen sasiore të titrit të Inhibitorit për pacientët me Hemofili nuk mund të zhvillohet në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë për shkak të nevojës për trajnim të veçantë të personelit dhe kostos së lartë;
  6. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë nuk kanë dërguar Komisionerit informacionin e detajuar lidhur me mënyrën se si është përllogaritur në buxhet, fondi për medikamente për të sëmurët me Hemofili, të dhënat teknike dhe sasiore për nevojat për ilace, etj., për të vlerësuar rregullsinë e sigurimit të Faktorit IX.

Për këto shkaqe dhe mohimit së trajtimit të duhur mjekësor nga institucionet përgjegjëse shtetërore, pacienti B. Nezaj kishte pësuar paaftësi për punë dhe paaftësi të pjesshme të përhershme në masën 30 %.

Ndjekja e kësaj çështje është mundësuar me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërine – OSFA.

Shoqata “Together for Life” do të vijojë ndjekjen e rrugëve ligjore që të gjithë pacientëve t’u garantohet e drejta për kujdes shëndetësor efektiv dhe efikas, në përputhje me standardet mjekësore.

Etiketa: dëmshpërblimGjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranëhemofilipacienttrajtimi i duhur mjekesor

Të Lidhura

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

nga 27
23:15 | 02/04/2026
0

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

nga 27
22:51 | 02/04/2026
0

Socialisti Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës,...

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

nga 27
22:31 | 02/04/2026
0

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

nga 27
22:01 | 02/04/2026
0

Ish-prokurori Eugen Beci, ka komentuar paralajmërimin e fundit të Shteteve të Bashkuara për rreziqe të mundshme në Shqipëri nga grupe...

Para
Shpërthimi në ish-Bllok, vdes në spital pronarja e argjendarisë

Shpërthimi në ish-Bllok, vdes në spital pronarja e argjendarisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

23:15 | 02/04/2026
Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

22:51 | 02/04/2026
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

22:31 | 02/04/2026
Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

22:01 | 02/04/2026
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

21:35 | 02/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –
  • Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –
  • Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –
  • Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –
  • Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com