Pacienti gjerman shërohet nga HIV-i – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pacienti gjerman shërohet nga HIV-i –

13:32 | 21/02/2023
në Uncategorized
0

Transplanti i qelizave staminale duket se ka sjellë një tjetër rezultat pozitiv. Studiuesit kanë raportuar një rast të tretë të një personi që është shëruar nga HIV pasi i është nënshtruar një transplanti të qelizave staminale që synon shërimin e leucemisë së tij.

Studimi, i botuar të hënën në revistën shkencore Nature , përshkruan rastin e një pacienti mashkull 53-vjeçar, i cili iu nënshtrua një transplanti të palcës kockore për të trajtuar sëmundjne e tij. Ashtu si pacientët “London” dhe “Berlin”, dhuruesi kishte një mutacion të rrallë që jep rezistencë ndaj llojeve të caktuara të HIV-it, si HIV-1.

“Kjo nënvizon se këto qasje janë premtuese dhe gjithashtu të riprodhueshme, pasi nuk mbetet një rast i izoluar,” tha Jürgen Rockstroh në një deklaratë. Rockstroh është një profesor dhe drejtues i infektiologjisë në Spitalin Universitar të Bonit të Gjermanisë dhe nuk ishte i përfshirë në hulumtim.

Megjithatë, theksuan studiuesit, trajtimi nuk ka qenë i suksesshëm për disa pacientë të tjerë që e kanë marrë atë. Pacienti i tretë do të ‘shërohet’ me transplant. Edhe pse ka ende debate se çfarë do të thotë të “shërohesh nga HIV”, rasti i ri i shtohet dy rasteve të mëparshme të kurimit të HIV-it duke përdorur të njëjtin lloj transplanti të qelizave staminale si pacienti nga  Berlini dhe ai  nga Londra.

Është e vështirë të vërtetohet përfundimisht se dikush është shëruar nga HIV, sepse virusi mund të mbetet i fshehur brenda qelizave imune me jetë të gjatë dhe metodat e disponueshme për t’i zbuluar ato janë të kufizuara, shkroi eksperti për HIV Sharon Leëin dhe kolegia Jennifer Zerbato në The Lancet në 2020 . Pse trajtimi duket se funksionon. Ekziston një receptor në qelizat e synuara të virusit HIV të quajtur CCR5. Të tre rastet përfshinin pacientë HIV-1 pozitivë të cilët iu nënshtruan një transplanti të qelizave staminale nga një donator me të dyja kopjet e një mutacioni të rrallë, por natyral të CCR5.

Individët me këtë mutacion kanë shprehje më të ulët ose aspak të receptorit CCR5 në qelizat e tyre, duke siguruar mbrojtje kundër disa llojeve të virusit HIV. Transplanti në thelb zëvendëson sistemin imunitar të pacientit me atë që është rezistent ndaj HIV. “Pacienti i Düsseldorfit” ndërpreu terapinë antiretrovirale në 2018. Pacienti, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, ishte pozitiv për HIV-in e tipit 1 (HIV-1) dhe u monitorua nga studiuesit në Spitalin Universitar të Düsseldorfit për më shumë se nëntë vjet pas transplantimit të tij në shkurt 2013.

Pacienti kishte një lloj leuçemie të quajtur leuçemi mieloide akute. Leuçemia është një lloj kanceri që prek palcën e eshtrave, indin sfungjer brenda kockave të njeriut që prodhon gjak të ri dhe qeliza imune. Pacienti vazhdoi të merrte ilaçe antivirale për HIV deri në nëntor 2018, kur studiuesit vendosën të ndalonin trajtimin sepse, sipas tyre, ishte mënyra e vetme për të ditur nëse pacienti ishte shëruar.

Katër vjet pas ndërprerjes së terapisë antiretrovirale, studiuesit nuk mund të zbulonin asnjë gjurmë të virusit HIV të aftë për t’u infektuar dhe matën nivelet në rënie të antitrupave specifikë të HIV-1.

Materiali gjenetik i virusit HIV ishte kryesisht i pazbulueshëm, përveç gjurmëve sporadike të zbuluara në disa mostra të gjakut dhe indeve limfatike. Këto rezultate janë dëshmi e fortë se HIV-1 ishte shëruar, thanë studiuesit.

Report

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Zbulohen detaje të reja nga vrasja e Pjerin Xhuvanit –

Zbulohen detaje të reja nga vrasja e Pjerin Xhuvanit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Dhjetor 2025 –

07:45 | 22/12/2025
Parashikimi i motit për sot, 22 Dhjetor 2025 –

07:41 | 22/12/2025
Parashikimi i motit për sot, 22 Dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 22 Dhjetor 2025 –

07:35 | 22/12/2025
Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj –

23:04 | 21/12/2025
Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A –

22:48 | 21/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Horoskopi për ditën e sotme, 22 Dhjetor 2025 –
  • Parashikimi i motit për sot, 22 Dhjetor 2025 –

  • Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj –
  • Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A –
  • Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Horoskopi për ditën e sotme, 22 Dhjetor 2025 –
  • Parashikimi i motit për sot, 22 Dhjetor 2025 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com