Pa garanci nga SHBA e BE/ Rama sjell vaksinën kineze me 50% efikasitet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pa garanci nga SHBA e BE/ Rama sjell vaksinën kineze me 50% efikasitet

15:27 | 24/03/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Rreth një javë pasi qeveria i hapi rrugën e negociatave për sigurimin e sa më shumë vaksinave nga çdo vend i mundshëm prodhues, Shqipëria bën marrëveshjen e parë.

Pas dhjetë mijë dozave “Sputnik V” dhuratë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, vendi ynë do të marrë një tjetër sasi të papërcaktuar vaksinash nga Lindja. Njëjtë si vaksinat ruse, kinezet nuk do të vijnë nga vendi i origjinës, por nga Turqia, përmes një kontrate sekrete të lidhur midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe një kompanie distributore: “Keymen Ilaç Sanayi Ticaret”.

Në garën për të siguruar sasi, vendi ynë ka ulur stekën sa i takon cilësisë, shkruan Panorama. Në morinë e vaksinave të aprovuara dhe me nivel të lartë besueshmërie, Shqipëria duhet të paguajë para për një vaksinë me efikasitet thuajse sa gjysma e të parave. Është shefja e sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, ajo që e pohon këtë, në përpjekjen për të bindur se vaksina kineze i ka dhënë provat në popullatë që vlen. “Kjo vaksinë i ka filluar provat e fazës së tretë që në korrik të 2020-ës në Kinë, ka filluar po ashtu në Brazil, Turqi, Kili, të cilat kanë vlerësuar efikasitetin ndaj sëmundjes me 50.6% dhe shkonte 100% te rastet më të rënda dhe 83% për rastet që kërkonin hospitalizim. Qëllimi i vaksinave është ulja e vdekshmërisë dhe shtrimeve në spitale. Një gjë e tillë lidhet me parandalimin e përhapjes”.

Read more

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

Përveç vendit prodhues dhe Turqisë, nga e cila do ta sigurojmë dhe ne, vendet që po e përdorin janë periferike dhe deri më tani “Corovax” nuk ka zgjuar interesin e asnjë shteti të madh. Tajlanda, Filipinet, Meksika, Brazili, Azerbajxhani e të tjera si këto i kanë dhënë “OK”, me gjasë, në pamundësi për të siguruar të tjera.

Kujtojmë që në gjysmën e këtij muaji qeveria ndryshoi aktin normativ, duke u hapur derën edhe vaksinave që nuk janë të certifikuara nga EMA apo FDA-ja amerikane. Kushti i vetëm që vendosi ishte certifikimi nga trupa certifikuese në vendin e prodhimit. Ministrja e Shëndetësisë dhe ai për Rindërtimin u autorizuan për zhvillimin e negociatave me shtetet që prodhojnë vaksina, duke mos përjashtuar askënd.

Kjo bëri që Shqipëria të futet në bisedime edhe me ato shtete që kreu i qeverisë, Edi Rama, më herët i kishte përjashtuar si mundësi, Rusinë dhe Kinën.

Pakkush e ka harruar reagimin e Kryeministrit ndaj ftesës së ambasadorit rus në Shqipëri për të blerë “Sputnik V”. “Për një shtet serioz, është e papërshtatshme të bëjë provokime të tilla. Kur them provokim, nuk i paraprij ndonjë demarshi pranë shtetit rus. Nuk është mirë që Rusia të bëhet qesharake nëpërmjet këtyre postimeve. Shpreh keqardhjen për këtë”, deklaroi Rama në 29 dhjetor, pa ditur se në fund të tre muajve do të firmoste vetë për t’i siguruar ato vaksina.

Etiketa: Pa garanci nga SHBA e BERama sjell vaksinën kineze me 50% efikasitet

Të Lidhura

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

nga 27
23:03 | 03/06/2026
0

Duket se protesta e sotme ende nuk ka përfunduar. Protestuesit, pasi u shpërndanë me grupe në disa zona të Tiranës,...

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

nga 27
22:43 | 03/06/2026
0

Elseid Hysaj ishte një nga protagonistët e ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Izraelit, jo vetëm për paraqitjen në fushë, por...

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

nga 27
22:19 | 03/06/2026
0

Rolando Maran e ka nisur keq aventurën e tij në krye të Kombëtares shqiptare, duke u mposhtur me rezultatin 0-1...

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

nga 27
21:07 | 03/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama foli sot në një intervistë për CNN International, ku u pyet për projektin në Zvërnec. Gjatë fjalës...

Para
Një ditë para nisjes së fushatës zgjedhore, Komiteti Teknik: Mbeten në fuqi të njëjtat masa

Një ditë para nisjes së fushatës zgjedhore, Komiteti Teknik: Mbeten në fuqi të njëjtat masa

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

23:03 | 03/06/2026
Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

22:43 | 03/06/2026
Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

22:19 | 03/06/2026
Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

21:07 | 03/06/2026
Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

20:39 | 03/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –
  • Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –
  • Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –
  • Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…
  • Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –
  • Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –
  • Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com