Pas sinjalit të dhënë një natë më parë nga Bernd Borchardt, se në Shqipëri kanë hyrë 2 milion euro para të pista nga droga, vjen sinjali i dytë nga OSBE. Përmes një mesazhi në twitter OSBE përforcon alarmin për nevojën e një aksioni të fuqishëm në luftën kundër kanabisit në Shqipëri. Në mesazhin e OSBE-së vlerësohet qëndrimi i opozitës për luftën kundër kanabisit dhe kërkohet angazhim nga të gjitha institucionet për aksionin kundër drogës në Shqipëri. Një natë më parë, ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt, tha se 2 miliard euro të pista kanë hyrë në Shqipëri nga droga dhe ato mund të përdoren për të blerë zgjedhjet.