Lidhur me protestën e opozitës ka reaguar edhe misioni i OSBE-së në Tiranë, duke dënuar ashpër aktet e dhunës së shfaqur në protestën e opozitës para kryeministrisë.
OSBE theksoi edhe njëherë se mbështet çdo protestë paqësore dhe demokratike në Shqipëri.
Reagimi i plotë i OSBE-së:
Prezenca e OSBE-së bën thirrje për përmbajtje nga çdo akt dhune i mëtejshëm kundër kryeministrisë dhe çdo lloj prone publike apo private. Përshkallëzimi i dhunës së rrugës sot përbën një shkelje të parimeve të protestës demokratike paqësore. Nxitësit dhe autorët e dhunës mbajnë përgjegjësi për incidentet e sotme. Ne do të vijojmë të mbështetim të gjitha aktet e protestës demokratike dhe paqësore, si pjesë e përkrahjes sonë të palëkundur për demokracinë në Shqipëri.