Ornela Vorpsi: Edi Ramën e kam dashur në mënyrë platonike – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ornela Vorpsi: Edi Ramën e kam dashur në mënyrë platonike

23:10 | 11/04/2018
në Gossip
0

Read more

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

“Kësulëkuqja e vogël nuk ishte e kuqe. Ndërsa ujku, ai po, ishte i kuq. Quhej Enver Hoxha, si diktatori komunist shqiptar. Ai nuk do t’i përpinte vajzat e vogla. Jo nuk ua kishte nevojën, për aq sa ato nuk kishin as pite, as poçe me gjalpë për t’ia çuar gjyshes së tyre. Kjo ishte mbretëria e Enver Hoxhës: mungesë në gjithçka. Dhe burg për ata që guxuan të ankohen.”

Kështu shkruan Ornela Vorpsi në romanin “Vendi ku nuk vdes kurrë” i botuar në Francë. Dhe pse nuk shkruan në gjuhën shqipe, në veprat e saj ajo udhëton në kohë të jetuara në këtë vend. Udhëtimi bashkë me nënën dhe gjyshen për të takuar babain në burgun e Spaçit, duket se ka lënë gjurmë në kujtesën e saj. Këtë takim të paharruar, ajo e ka rrëfyer në një fragment të librit “Vendi ku nuk vdes kurrë”.
E ftuar në takimet “Letërsia dhe Qyteti”, përballë dy gazetareve Alda Bardhyli dhe Beti Njuma, Vorpsi ka treguar rrugëtimin e saj nga Akademia e Arteve Brera në Itali, drejt Parisit ku sot jeton me bashkëshortin dhe vajzën.” “Shqipëria që kam jetuar me nënën time, ishte një vend i vështirë. Ishte e rëndësishme të tregoja atë periudhë. Një Shqipëri, lakuriqe. Me librin e parë, kam plagosur edhe familjen time, “Vendi që nuk vdes kurrë”. Nuk kisha ndërmend të shkruaja por më erdhi kaq organike në italisht” u shpreh Vorpsi. Shkrimtarja ka folur për lidhjen me nënën, një lidhje që është zhvilluar në mënyrën sesi ajo ka trajtuar femrën në letërsi dhe arte pamore. Kohë më parë në një gazetë franceze do të botohej një foto e nënës së saj nuse, përballë pasqyrës. “Kjo është një fotografi që më magjeps”. Një foto që të kujton orët para pasqyrës të çdo vajze në Shqipërinë e para viteve ’90-të, veshur me fustanin e bardhë dhe me lule në duar, duke parë në pasqyrë reflektimin e vetes, para se jeta e saj të ndryshojë përgjithmonë. Është një foto e nënës suaj. “Me kalimin e kohës një njollë ngjyrë kafe filloi të shfaqej në foto, duke mbuluar fytyrën e nënës sime lehtë. Kjo pasi, kishte lagështi në dollap. Sa herë shoh këtë foto më vjen të qaj, duke imagjinuar kohët sesi flokët e saj do të shndërroheshin në gri”, shprehet Vorpsi.“Kam dashur nënën time si asnjë tjetër në botë. Ajo ishte ZOTI…Shoh nënat shqiptare. Unë kisha një nënë me natyrë sunduese. Unë isha “pronë private” e saj, bëja ç’thoshte. Një nënë autoritare. U rrita vetëm me të” vazhdon ajo. Lidhja me artin ka ndodhur herët tek ajo. Rënia e komunizmit ia bëri më të lehtë rrugën drejt studimeve, si vajza e një të burgosuri politik. “Kam qenë jashtëzakonisht e dhënë pas artit dhe letërsisë. Kisha ambicie. Por pastaj, vajzën e bëra dhe nga frika. Dhe sa lindi vajza ime, doja pastaj gjithë fëmijët e botës. Sot e di, kam krijuar me të një relacion, që nuk është njëlloj si ai i imi me nënën time” tregon Ornela.
Shkrimtarja ka treguar raportin me gjuhën shqipe, duke e quajtur si një gjuhë që e çon tek kujtimet e trishta, dhe dhembja. E shkruara i ka ardhur natyrshëm në gjuhë të huaj, dhe thjesht ka vazhduar të shkruajë. “Besoj se po të shkruaja ato që kam shkruar në gjuhën shqipe, e gjitha do ishte shumë më e dhimbshme dhe thuajse e pamundur. Sepse gjuha shqipe për mua është gjuha që mbart fëmijërinë. Unë u rrita në atë vend dhe në njëfarë mënyre jam e konstruktuar në atë vend, jam thellësisht e tërësisht shqiptare”, thotë Vorpsi. I kujtohet se nisi të shkruajë ashtu thjesht në një bar kafe në Paris. “U ula, aty më erdhën mendimet. Isha 29 vjeç. Aty bëra paragrafin e parë, rë romanit tim të parë. Kur kam qenë e vogël kam shkruar dhe në shqip, por nuk i kam dhënë rëndësi të shkruarit. Kam shkruar te Revista “Pioneri” kur babai im ishte në burg”, u shpreh Vorpsi. Fakti që gjatë këtyre viteve nuk ka prezantuar veprat e saj në Shqipëri vjen pasi nuk ka pasur asnjë ftesë. “Unë kurrë nuk e kam snobuar Shqipërinë. Përkundrazi, Shqipëria më ka snobuar. Më kanë ftuar gjithandej në botë për të folur dhe kam qenë e hapur. Në Shqipëri, jam ftuar vetëm njëherë nga Jonila Godole dhe kam ardhur. Sot është hera e dytë me ftesën për këtë ekspozitë në COD dhe sërish kam ardhur. Unë e ndjej veten 100 përqind shqiptare” tregon Ornela Vorpsi.E njohur për lidhjen me kryeministrin Edi Rama ajo është shprehur se e ka adhuruar atë herët që kur ai ishte thjesht një profesor në Akademinë e Arteve. “Unë Edin e kam takuar në moshën 18 vjeç në Institutin e Arteve. Vija nga një familje që babain ma futën në burg, dhe pa vdekur Enver Hoxha, nuk më lejohej të ndiqja Akademinë e Arteve. Pas vdekjes së tij, nisa studimet aty ku doja. Dhe u gjenda në Akademi, kur Edi ishte pedagog. Ishte vetëm 22 vjeç, dhe ishte aq i aftë, sa e kishin mbajtur në Katedër. Edi, ishte dukshëm në distancë të jashtëzakonshme me ç’të ofronte Shqipëria atëkohë. Ndoshta i kishte edhe mundësitë. Por sido që të jetë. Ai kishte karizmën, sharmin dhe kishte lexuar jashtë mase. Për mua, humnera mes Edit dhe profesorëve të tjerë ishte e madhe”, u shpreh Vorpsi, duke shtuar se “me Edin, isha e dashuruar në mënyrë platonike”.

Etiketa: Alda bardhyliBeti NjumahumneraKësulëkuqjaLetërsia dhe QytetiOrnela VorpsiOrnela Vorpsi: Edi Ramën e kam dashur në mënyrë platonikeVendi ku nuk vdes kurrë

Të Lidhura

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

nga 27 ok
15:40 | 26/11/2024
0

Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit...

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

nga 27 ok
15:37 | 26/11/2024
0

Edhe tek ushqimi për qentë endacakë ndërhyn Erion Veliaj, duke i çuar paratë tek miku i tij Albert Metani. Pasi...

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

nga 27 ok
15:35 | 26/11/2024
0

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim ankimin që ka bërë Sali Berisha ndaj masës së sigurisë arrest në shtëpi, të...

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

nga 27 ok
15:33 | 26/11/2024
0

Nënkryetari i PD, Flamur Noka ka publikuar një dokument në rrjetet sociale për të cilin denoncon se është procesverbali i...

Para
Reali kualifikohet për turp (film)

Reali kualifikohet për turp (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com