Orët e të riut shqiptar fitojnë çmimin “Grand Prix”, kushtojnë deri në 240 mijë franga – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Orët e të riut shqiptar fitojnë çmimin “Grand Prix”, kushtojnë deri në 240 mijë franga

15:25 | 15/11/2018
në Shqiperi
0

Historia e orëtarit të ri shqiptar është si një përrallë. Por, para se të njihet nga koleksionuesit, për disa vite ky fëmijë nga Kosova ka pasur telashe. Të premten, atij në Gjenevë iu dha shpërblimi “Grand Prix” për orëtari, shkruan “Le Temps”.

Është pothuajse shumë e lehtë. Historia e Rexhep Rexhepit, orëtarit tridhjetëvjeçar, ora Akrivija (klasike dhe fund ultra të lartë) e të cilit ngjall kureshtjen e koleksionuesve, mund të shkruhet vetvetiu. Ajo përmban të gjithë përbërësit e një historie të suksesit të kohëve bashkëkohore.

Si fëmijë, ai u rrit në Kosovë, nga gjyshja e tij. Babai i tij punonte në Zvicër, nënën s’e kishte. Sa herë që babai vinte në shtëpi, tik-taku i orës së tij Tissot automatik e mahniste Rexhep Rexhepin. Më pas, ai zhvillon një imagjinatë magjepse të caktuar për mekanikën e orëve. Në moshën 12-vjeçare, gjatë luftës në Kosovë (në vitin 1999), ai u largua nga vendlindja e tij drejt Zvicrës, me vëllain dhe të atin. Në aeroportin e Gjenevës, hera e parë që vendosi këmbën në një shkallë lëvizëse, reklamat e orëve ia shkëlqyen sytë. “Ishte sikur Disneyland”.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Babai i tij e imagjinoi të bëhej avokat, por Rexhep Rexhepi kishte dëshirë tjetër. Atij i pëlqenin orët. Nga Patek Philippe, në François-Paul Journe, nëpërmjet BNB Concept, ai do të mësojë shpejt se si të jetojë nga pasioni i tij.

Në moshën 25-vjeçare, ai filloi me llojin e tij të orëve, Akrivia. Pesë vite më vonë, ky talent i rrallë është bërë një nga orëtarët më premtues dhe më të njohur të industrisë. Në panairin e fundit në Bazel, ai u bë hit me kronometrin e tij të ri bashkëkohor në vlerë prej 58.000 frangash. Për disa muaj i shiti pesëdhjetë orë. Të premten, atij iu dha shpërblimi “Grand Prix” (GPHG) në Gjenevë, për orën e meshkujve.

Në vitin 2012 ai me të vërtetë filloi nga asgjëja. “Nuk ka ndonjë investues të pasur pas Akrivisë. “Askush përveç meje”, konfirmon ai. “Fillova me 100,000 franga, të cilat i kisha mbledhur me dhimbje. E shkatërrova veten duke i kursyer”.

Kur e mbaroi shkollën e tij në Patek Philippe, prodhuesi e punësoi. Por pas dy vitesh, ai lodhet nga obligimi për të kryer të njëjtat punë dhe punësohet në BNB Concept. Tre vite më vonë (kur po drejtonte një ekip prej 15 vetësh prej vetëm 21), kompania falimentoi. Ai kthehet në François-Paul Journe, ku punon deri në vitin 2012. Viti kur ai vendosi të fillojë si i pavarur.

Filluan një sërë vitesh të vështira. “Kam pasur një marrëveshje me MCH (shënim i redaktorit: një kompani që merret me projektimin dhe prodhimin e lëvizjeve të larta); I ndihmova ata të zhvillonin produkte të caktuara dhe në këmbim, më vunë në dispozicion zyrën e dizajnit. Në të njëjtën kohë, bleva makina të vjetra që i riparova dhe i shita. Dhe pastaj punova aty-këtu për llojet e tjera”.

Në vitin 2013, babai i tij, i cili atëherë menaxhonte një restorant, pësoi një aksident të rëndë. Ditët e Rexhep Rexhepit po bëheshin më të gjata.

“Në orën 5:30 në mëngjes shkoja të tregotoja për restorantin. Në orën 6 të mëngjesit, të gjitha i sillja në te dhe e hapja lokalin. Gjatë ditës, më duhej të punoja në lëvizjet prototipike për llojet e tjera. Dhe në mbrëmje, më duhej t`i kushtoja pak kohë për Akrivia-s”. Deri në fund të vitit 2014, më pas ai përpiqet të kursej pak të holla.

Në fillim të vitit 2015, ai vendos. Përcaktohet për Akrivia. “I ndërpreva të gjitha aktivitetet dhe vendosa t’i përkushtohem Akrivia-s”. Me njëqind mijë franga që i kishte lënë anësh (plus 10 mijë franga të huazuara nga një mik), ai filloi. Këtë hap e ndërmori duke i falënderuar kryesisht kontakteve që i kishte krijuar në industri. “Një nga nënkontraktorët e mi ankohej se makinat e tij nuk po lëviznin për shkak se nuk kishte urdhra. Unë nuk kisha para, por i thashë që t’i kthejë ato për mua dhe unë do t’i paguaja më vonë”.

Rexhep Rexhepi nuk bën asnjë sekret për furnizimet e tij. Ndërsa ai i tërheq dhe përfundon të gjitha komponentët e saj, ato përpunohen nga palët e treta. “Është e panevojshme të bësh shaka, t’i bësh klientët të besojnë se ju bëni gjithçka, të gjitha i vetëm, me dorë, në një tavolinë të vjetër prej druri. Ata dinë gjithçka, njihen mirë me njëri-tjetrin. Nga mesi i viteve 2000, disa njerëz u mashtruan, por sot, këto gënjeshtra, nuk ndodhin më”.

Akrivia e parë i është shitur një afaristi në Kosovë, mandej u shit edhe e dyta dhe e treta. “Por nuk erdhi gjithçka vetvetiu. Duhet pasur durim, duhet të jeni shumë të durueshëm”. Sot, ai prodhon mesatarisht rreth njëzet të tilla gjatë vitit. Me çmime që sillen në mes 55,000 dhe 240,000 frangave pasi që lloji është bazuar në cilësinë ekstreme të përfundimeve të saj. Ai ka punësuar pesë persona, duke përfshirë edhe vëllain e tij, i cili gjithashtu i ka vijuar mësimet e tij në Patek Philippe. Kërkesa ka një çmim, por nuk ka problem kompromisi. Çmimi i orëve është i saktë. “Është njësoj sikur të kërkosh një kuzhinier për restorant me pesë yje për të bërë Big Mac … dhe pastaj, jo, unë nuk mund të bëj orë me prodhim serik. Është mjaft egoiste, por para së gjithash dua të kënaqem dhe të satisfaksionohem me punën time”.

Babai i tij, i cili donte aq shumë që ai të bëhej avokat, tani është shumë i lumtur dhe krenar. “E mbaj mend se në vitin 2012, kur përfundova orën time të parë, shkova t’i kërkoj ndihmë për të gjetur ndonjë blerës. Ai më tha: “Si mundet që unë të ndihmoj ta shesësh një orë prej 150.000 frangash, që është bërë nga djali im?” Duke e kthyer prapa, mendoj se kishte të drejtë. Duke arritur menjëherë me një copë dhe duke pretenduar se ajo përfaqëson traditën e orëve, ishte pak naive. Njerëzit mund të qeshnin mirë”. Gjashtë vite më vonë, tani askush nuk qesh më.

Babai i tij nuk e mbajti Tissot-in nga fëmijëria e tij. Ajo është zhdukur. Ai mban një Rado duke pritur për Akriva-n e veçantë që Rexhep Rexhepi dhe vëllai i tij po përgatisin për të.

Etiketa: Grand PrixoreorëtarRexhep RexhepiZvicër

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Protesta e banorëve të “Unazës së Re”, Veliaj: Tirana nuk ndalet, do triumfojë mbi barbarinë

Protesta e banorëve të "Unazës së Re", Veliaj: Tirana nuk ndalet, do triumfojë mbi barbarinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com