Ashtu siç ishte paralajmëruar, fiks në orën 12:00 opozita ka mbyllur protestën në të gjithë Shqipërinë.
Fatmirësisht protesta ishte paqësore dhe nuk u shoqërua me incidente nga përplasjet e policisë me protestuesit. Policia e shtetit e ndihmuar nga të hujt menaxhoi dhe dokumentoi të gjithë situatën. Protesta bllokoi për një orë 5 pike kyçe të qarkullimit të automjeteve ndërsa policia bëri të mundur kalimin e automjeteve në akset e lira.
Mbështetësit e PD-së liruan rrugët duke kënduar Himnin Kombëtar, ndërkohë që lëshuan thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.